
Ledina Çelo në një rrëfim mbi shtatzëninë: "Shtova 25 kg, më pëlqente trupi im"
Të bëhesh nënë është një nga ndjesitë më të bukura në botë, e aq më shumë kur sheh se trup...
Rosalynn Carter, ish-Zonja e Parë e SHBA-së, gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
Njoftimin zyrtar e bëri qendra Carter, e cila konfirmoi në një deklaratë se Rosalynn në momentet e fundit të jetës kishte pranë familjen e saj.
Sipas mediave të huaja, u bë me dije se ajo kishte hyrë në një shtëpi kujdesi në shtetin e Georgias dhe po kalonte kohë me bashkëshortin 99-vjeçar, i cili ka qenë në atë qendër që nga muaji shkurt.
Ish-Zonja e Parë, Carter u diagnostikua me demencë në maj dhe gjendja e saj sa vinte dhe përkeqësohej.
Çifti në muajin korrik festuan 77 vjetorin e martësës, një martesë e gjatë në qendër të vëmendjes mediatike, plotë sfida si dhe suksese.
Me një dashuri si ajo e fillimit, Jimmy kur flet për bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerë nuk harron pa përmenduar barazinë që secili prej tyre ka pasur në jetën bashkëshortore.
“Rosalynn ishte partnerja ime e barabartë në gjithçka. Ajo gjithmonë me udhëzonte dhe ndihmonte për çdo gjë që kisha nevojë. Për sa kohë Rosalynn ishte në këtë botë unë e dija se dikush më donte dhe më mbështeste”, u shpreh ish- Presidenti.
Ish- Zonja e Parë lindi më 18 gusht 1927 dhe u martua me ish- Presidentin më 7 korrik të vitit 1946. Nga dashuria e tyre ata sollën në jetë 4 fëmijë, të cilët ndër vite e gëzuan çiftin me plot 11 nipër e mbesa dhe 14 stërnipër/mbesa.
Të bëhesh nënë është një nga ndjesitë më të bukura në botë, e aq më shumë kur sheh se trup...
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Shfaqja e dashur "7 Minuta" me regji nga Driada Dervishi dhe aktoret e famshme Rudina Dembacaj, Paola Kodra, Olta Daku, Zamira Kita, Xhoana Karaj, Anila Bisha...