
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Edhe pse në përditshmëri apo në gjuhën mediatike jemi mësuar që t'i referohemi vetëm Jozefina Topallit si "zonja e hekurt" e Parlamentit, duhet ta pranojmë që përgjatë këtyre viteve pluralizëm, skena politike shqiptare është "dominuar" nga shumë figura femërore të nderuara. Mes syresh, nuk mund të lëmë pa përmendur ish-deputeten e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.
Ajo ka dhënë një kontribut të vyer në politikën shqiptare, duke qenë gjithmonë në pararojë të mbrojtjes së kauzave të ndryshme. Në një intervistë për "Vizionin e pasdites", Leskaj ka hapur zemrën dhe ka folur për marrëdhëniet familjare që ka me djemtë dhe nuset. Ajo tha se djemtë kanë pavarësinë e tyre me familjet që kanë krijuar, ndërsa me nuset ka një raport mjaft të mirë dhe të hapur.
Herë më thërrasin me emër dhe herë mami, rrëfeu ajo duke treguar që raportet mes tyre janë mjaft të mira.
“Jemi shumë afër, jemi shumë të lidhur dhe jemi çdo ditë në telefon. Ndërkohë jemi shumë larg për t’i ndërhyrë njëri-tjetrit në familje. Që në fillim kur djemtë kanë mbaruar shkollat e tyre, unë u kam thënë si me shaka që 'T'ju jap nuk kam, t’ju marr nuk dua'. Secili duhet t’i dalë zot vetes dhe me thënë të drejtën të katërt bashkë u kanë dal për zot familjeve të tyre.
Fjala vjehrrë në shtëpinë tonë nuk dëgjohet për hir të së vërtetës. Më flasin edhe me emër, siç më thërrasin edhe djemtë, por edhe mam kur më shkruajnë. Janë marrëdhënie shumë të mira, që natyrisht duhen dy palë. Unë nuk e quaj këtë si një vlerë timen, por në radhë të parë si një vlerë e tyre që janë vajza të reja dhe kjo na ka bërë që ne të funksionojmë e të jemi shumë të lidhur”.-tregoi ajo.
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...