"Je parë në pasqyrë moj debile", Venera Lumani i përgjigjet komentit fyes të ndjekëses dhe "padashje" na zbuloi gjininë e bebit
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Këngëtarja me origjinë shqiptare e me famë botërore, Dua Lipa pas publikimit të hitit të saj të ri ‘Houdini’, ishte e ftuar në KISS FM UK për të folur rreth projekteve të saj të reja si dhe ndjesive të këngëtares që prej fillimit të famës.
Në lidhje me këtë të fundit, Lipa u shpreh se nuk e ka përjetuar aspak mirë suksesin e menjëhershëm që e fitoi falë talentit të saj.
“Në fillimet e mia kishte kaq shumë momente të suksesshme, kur fillova për herë të parë të isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbas asnjë mundësi, veçanërisht në Amerikë, kur isha duke bërë TV natën vonë, ose televizion për mëngjes ose çfarëdo tjetër,” tha ajo në KISS FM.
“Shumë kohë më duhej të ngrihesha dhe të performoja për një shfaqje amerikane, kisha vetëm 30 minuta që mund të përgatitesha para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja apo të performoja.Nëse do të kthehesha pas do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë gjë. Kur bëra albumin tim të fundit, u sigurova që të mos dukesha shumë e dobët. Mendimi për këtë më bën kaq nervoze. Mendoja, vetëm ji e butë me veten. Isha aq e mërzitur gjatë gjithë kohës, sa nuk munda të bëja gjërat që doja të bëja vërtet.”
Ndërsa në lidhje me albumin e ri që pritet të dalë së shpejti, këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se lista e këngëve tashmë është e mbyllur, ndërsa sa i përket titullit, thekson se e dinte para se të fillonte të shkruante, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...
Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve të bukurisë dhe kirurgjisë plastike. Por duket se tani po ndodh ...