News / 17 Maj 2023, 10:02

Nga dashuria te bashkëpunimet e reja dhe eksperienca në Eurovizion, Ronela Hajati i thotë të gjitha

Nga dashuria te bashkëpunimet e reja dhe eksperienca në Eurovizion,

Ronela Hajati është një ndër personazhet më të pëlqyera të showbiz-it. Me personalitetin e saj karizmatik, gazmor, të drejtpërdrejtë dhe këngët e saj festive, ajo ka mundur t’i vjedhë zemrat të gjithëve dhe të ngrejë në këmbë audiencën. Së fundmi Ronela është kthyer nga llogaria e saj në platformën “Instagram” për të bërë rubrikën e famshme “Pyetje-Përgjigje”. Duket se shumë fansa ishin kureshtarë të mësonin më shumë rreth jetës së saj private, bashkëpunimeve të ardhshme muzikore, pjesëmarrjes në Eurovizion si dhe kërkonin këshilla nga këngëtarja.

Një nga përdoruesit e ka pyetur nëse Ronela është e dashuruar dhe ajo u përgjigj me një fjalë të vetme duke thënë “Jo”.

Nga dashuria te bashkëpunimet e reja dhe eksperienca në Eurovizion,

Më pas një tjetër shkruan: “Bashkëpunim me femër se vdiqëm s’të pamë një herë” dhe Ronela duket se nuk i ka kursyer thumbat pasi u shpreh: “S’më duan.”

Nga dashuria te bashkëpunimet e reja dhe eksperienca në Eurovizion,

Ndër pyetjet e tjera, fansat ishin të interesuar të dinin nëse këngëtarja do të bashkëpunonte ndonjëherë me Fifin dhe Ronela shkroi:“Fifi po merret një herë me një dashuri të vogël që sapo ka ardhur në botë”, duke na bërë të kuptojmë se në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë e bashkimit të dyshes për një hit muzikor.

Nga dashuria te bashkëpunimet e reja dhe eksperienca në Eurovizion,

E pyetur rreth shijes që ruan nga konkursi i Eurovizionit ku Hajati përfaqësoi Shqipërinë vitin e kaluar ajo tha: “Kujtimet më të bukura në jetë.”

Nga dashuria te bashkëpunimet e reja dhe eksperienca në Eurovizion,

Horoskop