Mirëqenie / 26 Maj 2023, 16:09

Njerëzit që organizojnë festat më 'cool' në shtëpi ndajnë detajet dhe truket që të gjithë duhet të dinë

Njerëzit që organizojnë festat më 'cool' në

Të organizosh një festë që shkon mirë nga trokitja e parë e gotave deri në notat e fundit të muzikës natën vonë, mund të jetë një argëtim i vërtetë po aq sa sfiduese dhe stresuese. Gjithmonë kur nuk jeni përgatitur më parë dhe nuk dini truket dhe detajet që mund t'ju shpëtojnë nga çdo e papritur e pakëndshme. Njerëzit që organizojnë festat më të papara në shtëpi, kanë disa sekrete, të cilat do i ndajmë më poshtë. Pavarësisht nëse jeni duke organizuar një festë të vogël familjare, apo mes miqve këtu janë disa këshilla se si të përgatisni shtëpinë tuaj për një festë (dhe të shmangni panikun nga hiçi).

1. Së pari, përgatisni shtëpinë; sigurohuni që çdo gjë të jetë e pastër

Një festë e mirëorganizuar nuk ka të bëjë vetëm me muzikën e mirë dhe ushqimin, por edhe me komoditetin e miqve. Nëse në fundjavë keni menduar të prisni miq në shtëpi, sigurisht që gjëja e parë që duhet të bëni është të pastroni shtëpinë. Nuk është një këshillë klishe, por hapi i parë që duhet të keni parasysh kur organizoni një mbledhje mes miqsh në shtëpi.

Pastrimi i dyshemeve, tapetëve dhe i mobiljeve mund të jetë mjaft i mërzitshëm për të gjithë ne, por me pajisjet smart të Samsung, gjithçka është më e lehtë. Me fshesën me korrent Samsung Bespoke Jet™, pastrimi bëhet më i thjeshtë, i shpejtë dhe argëtues. Pjesa e Bespoke Jet™ që mbahet në dorë peshon vetëm 1,44 kg, mjaftueshëm e lehtë për të manovruar dhe pastruar të gjithë shtëpinëbrenda pak minutave. Ju mund të pastroni me lehtësi sipërfaqet e karrigeve dhe divaneve, sipër dollapëve dhe tavolinave, gjatësinë e blindave të dritareve, pjesën e poshtme të pajisjeve, madje edhe shkallët. Sistemi i filtrimit me shumë shtresa 99,999% siguron që ajri në shtëpinë tuaj të jetë po aq i pastër sa dyshemeja. Ai kap 99,999% të pluhurave, ndërkohë që Jet Cyclone kap grimcat e imëta të pluhurit si poleni dhe myku.

Njerëzit që organizojnë festat më 'cool' në

2. Mendoni për atmosferën

Tani që çdo gjë është e pastër, mendoni për atmosferën që do të krijoni. Qirinjtë i shtojnë shkëlqim dhe ngrohtësi atmosferës dhe e bëjnë çdo festë menjëherë edhe me festive. Ulni ndriçimin e llampave, ndizni qirinjtë dhe mos e nënvlerësoni fuqinë e qirinjve aromatikë. Të ftuarit në fakt i vënë re këto detaje po aq sa edhe dekori.

3. Parapërgatitja çelësi i një feste të arrirë; Lehtësojani punën vetes dhe miqve

Çdo person që organizon festa në shtëpi e di mjaft mirë, se parapërgatitja është çelësi i "një feste të arrirë". Mendoni për pijet që do të shërbehen, ushqimet dhe jini praktikë. Mendoni ku do i shërbeni këto të fundit dhe sigurohuni që miqtë të kenë çdo gjë që u nevojitet. Gotat, pecetat dhe lugët duhet të jenë mbi tavolinë kur miqtë të vijnë në shtëpi dhe jo në kuzhinë. Ushqimi gjithashtu duhet të jetë gjysmë i përgatitur, për të mos i lënë vend asnjë të papriture. Nëse mendoni se frigoriferit tuaj i mungon hapësira ose thjesht duhet ta zëvendësoni, lajmi i mirë është se Samsung është siguruar që me linjën e tij të frigoriferëve Bespoke të mund të ruani të gjitha ëmbëlsirat dhe gatimet e shijshme që keni planifikuar të bëni. Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke ju nuk cënoni as funksionalitetin që është shumë i rëndësishëm sidomos në kuzhinë.  Frigoriferët Bespoke do ta bëjnë më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit.  Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj.

4. Lumturia nis nga stomaku; Rreth Ushqimit

Kur bëhet fjalë për ushqimin, të gjithë mendojnë se në një festë duhet të ketë shumë fruta të thata, djathra, pse jo edhe patatina, apo krakersa. Po sikur ju të përgatisni atë recetën që 'ju nderon' çdo herë dhe festa juaj të jetë në një nivel tjetër. Nëse mendoni se kjo do ju hapë edhe më shumë punë, gjigandi i elektroshtëpiakeve e jo vetëm, SAMSUNG, ka menduar për ju. Në çdo pajisje që krijon për përdoruesit, duket se i paraprin çdo shqetësimi apo çdo problemi, që mund të shfaqet. Furra me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex është furra që jo vetëm do j'ua lehtësojë një nga detyrat e përditshme, siç është gatimi, por do e kthejë këtë në një proces argëtimi. Gatimi do të jetë më i thjeshtë dhe rezultatet gjithnjë profesionale falë inteligjencën artificiale (AI) të AI Pro Cooking. Me këtë furrë mund të gatuani receta të ndryshme me më shumë fleksibilitet dhe efikasitet. Zonat e sipërme dhe të poshtme të Dual Cook Flex përdoren në mënyrë të pavarur, duke lejuar kështu pjekjen e dy tavave. E nëse i druheni faktit rrëmujës dhe papastërtisë, sistemi i pastrimit pirolitik e katalitik, do bëjnë punën më të madhe. Linja katalitike në pjesën e pasme të brendësisë së furrës thith yndyrën nga spërkatjet dhe pikimet gjatë gatimit. Kështu që pastrohet vetë pa ndonjë mundim ose produkt pastrimi të kushtueshëm. Një sistem pastrimi pirolitik* ngroh brendësinë e furrës në mënyrë që të djegë çdo yndyrë dhe mbetje të mbetur nga gatimi. Çdo vend mbetet plotësisht i pastër, me vetëm pak hi për t'u fshirë.

Këto ishin disa truke thelbësore që festa juaj të jetë e arrirë dhe asgjë e papritur t'ju prishë atmosferën, por mos harroni se festën e vërtetë e bëjnë njerëzit.

Samsung ofron 5 vjet garanci (2 vjet garanci të rregullt + 3 vjet garanci shtesë tregtare), e cila vlen për disa modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve të integruara të kuzhinës, tharëseve dhe lavatriçeve/tharëseve të kombinuara të blera në periudhën nga 1.2. deri më 31.3.2023 dhe nga 01.10.2023 deri më 31.12.2023. Promocioni i garancisë 3-vjeçare (2 vjet garanci të rregullt + 1 vit garanci shtesë tregtare) vlen për disa modele të fshesave me korrent të blera nga 1.2. deri më 31.12.2023. Për më shumë informacion rreth promocionit, vizitoni linkun.

Njerëzit që organizojnë festat më 'cool' në

Horoskop