Personazh / 11 Maj 2023, 11:18

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të ardhmen e saj të ndritshme

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të

Grafikë disajnët janë protagonistët e botës krijuese. Janë ata që sjellin në jetë ide të reja dhe interesante, të cilat mund të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën sesi njerëzit perceptojnë brande të ndryshme. Çdo disajner ka brenda vetes një shpirt rinor, i cili i ndihmon të eksplorojë mënyra e teknika të reja si dhe të shkojë përtej kufijve të së zakonshmes që ne njohim. Ky profesion nuk lidhet vetëm me përdorimin e imagjinatës, por kërkon aftësi e njohuri të mira sa i përket parimeve bazë të programeve, përvojë si dhe një sy të stërvitur dhe kritik. Ata nuk kanë frikë të eksperimentojnë e të dalin jashtë kornizave pasi qëllimi i tyre është vetëm një, prodhimi i një produkti inovativ dhe unik. Bota e tyre duket e mrekullueshme dhe me zhvillimin e teknologjisë po bëhet akoma edhe më emocionuese, nga krijimi i realiteteve virtuale e printimi 3D deri te inteligjenca artificiale, e cila po kthehet në kryefjalën e vitit 2023. Ata ecin krah për krah këtyre ndryshimeve duke menduar mënyra alternative si të bëjnë për vete kompanitë më prestigjoze dhe ndjekësit e rrjeteve sociale. Pjesë e kësaj bote është edhe Klea Kalemasi, 23 vjeçarja me pasionin e saj për disajnin, një pasion i lindur në një moshë të vogël. Që atëherë Klea ishte e qartë se ky ishte profesioni i saj i ëndrrave ndaj dhe nisi të angazhohet në aktivitete e kurse nga më të ndryshmet. Ajo ka përfunduar studimet në Liceun Artistik "Jordan Misja", i cili e ndihmoi të merrte njohuritë bazë rreth anatomisë artistike, historisë së artit, pikturës dhe grafikave tradicionale. Me një dëshirë, motivim e vullnet të palodhur, Klea ushtrohet çdo ditë në mënyrë që të pasurojë portofolin e saj të krijimeve. E përqendruar në mësimin e teknikave të modelimit 3D, dëshira më e madhe e saj është bota e larmishme e animacionit dhe filmave.

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të

Me talentin dhe punën sistematike, ajo ka arritur të krijojë grafika mahnitëse dhe shumë të veçanta, të cilat mund të krahasohen me punë artistike shumë virale që shohim në platforma si “Instagramin-i” dhe “TikTok-u”. Ajo gjen frymëzim te çdo gjë e bukur që sheh në përditshmëri, nga filmat e saj të preferuar, te moda e tekstet e këngëve. Me anë të disajnit, Klea dëshiron të ketë një zë që i jep mundësi të shprehë mendimet, emocionet dhe individualitetin e saj. Si një profesioniste e re e talentuar dhe me ëndrra të mëdha, jemi të sigurt se Klea do të sjellë një frymë të re dhe orgjinale në tregun shqiptar të disajnit.

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të

Njihuni me Klea Kalemasin, vajzën e talentuar e cila disenjon të

Horoskop