News / 16 Nëntor 2023, 09:19

Nuk ka vend për besëtytni dhe të fshehta, Gigliola Haveriku e zbulon vetë emrin e ëmbël që ka zgjedhur për të bijën

Nuk ka vend për besëtytni dhe të fshehta, Gigliola Haveriku e

Në një kohë kur të gjithë prisnim që Gigliola Haveriku, një ndër artistet më të dashura të muzikës live në kryeqytet, të sillte ndonjë këngë të re për publikun, artistja simpatike na la pa fjalë kur zbuloi që brenda saj po rritej melodia më e ëmbël që ekziston: një bebushe. "E kam ëndërruar që fëmijë dhe nuk duroj dot derisa ta takoj. Mezi po pres ta kem në duar, mendoj se vetëm atëherë atëherë do e quaj shtatzëninë 'pritje të ëmbël' dhe të them sa ja vlejti", -do të rrëfente ajo për revistën "Class", duke mos dhënë të tjera detaje.

E ftuar së fundmi në "Top Albania Radio", Gigliola na ka treguar disa detaje të reja, duke filluar nga momenti kur i rrëfeu partnerit se ishte shtatzënë deri tek emri që ka zgjedhur për të bijën.

"Unë sot kam ardhur 2 persona. Jam 8 muaj e 2 javëshe shtatzënë, çdo gjë është vështirësuar për mua këtë periudhë. Të flesh gjumë është e vështirë, të hash është vështirë. Fëmija që po pres është vajzë dhe shpresoj të jetë Bricjap",-tregoi ajo fillimisht.

E pyetur se si i rrëfeu partnerit që do të bëhej baba, Gigliola rrëfeu: "Nuk është aq romantike sa mendoni, në fakt ai ishte duke prerë patate kur ia vura testin në tavolinë dhe kujtoi se ishte tampon Covid-i. I thashë jo zemër se nuk është tampon Covid-i, do të bëhemi prindër."

Eni Shehu nuk mund të mos e ngacmonte edhe për emrin e vogëlushes dhe në këtë pikë s'ka vend për besëtytni dhe të fshehta. Ajo do të quhet Izabel. "Nuk e di nëse është keq ta them, por kemi menduar Izabel. Iza për shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël nëse do të kisha një vajzë. Do të doja të kishte sytë blu si të partnerit. Një vajzë bionde me sy blu. Kush nuk do ta donte! Edhe unë vetë jam bionde dhe pse i kam lyer flokët."-tregoi ajo.

Horoskop