Duhen ditur patjetër, kurat natyrale kundër dhimbjeve të kokës gjatë vjeshtës
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...
Gazetaria italiane, Giulia Cortese është dënuar nga një gjykatë në Itali për shkak se ka ofenduar kryeministren Giorgia Meloni.
Gazetarja duhet t’i paguajë tashmë Melonit 5000 euro, për dy postimet që ajo bëri në rrjetin social “X”. Dyshja Meloni- Cortese u përplasën virtualisht pasi gazetaria 36-vjeçare, publikoi një foto tallëse të Melonit me diktatorin fashist Benito Mussolini në sfond.
Si reagim, Meloni shkroi në Facebook se “fotoja e falsifikuar” ishte “gravitetit unik” dhe se ajo kishte udhëzuar avokatin e saj që të ndiqte veprime ligjore kundër gazetares.
Në dy postime të tjera në të njëjtën ditë, Cortese shkroi mesazhe: “Keni reaguar në faqen tuaj në Facebook, ju kualifikon për atë që jeni: një grua e vogël” dhe “Ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, ti je vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh.”
Cortese tha se të qenit fajtore për një frazë shakaje ishte “skandaloze”.
“Ka një klimë persekutimi. Nuk e ndjej se kam më liri të shkruaj për këtë qeveri, sepse pasi të identifikohesh si një gazetar i papërshtatshëm për këtë qeveri, ata nuk lënë asgjë të kalojë,” -tha Cortese për The Guardian.
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...
22 shtatori është një datë e rëndësishme për Ornella Vanonin dhe për muzikën italiane. Në fakt, artistja e m...
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale ndaj ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.Operacioni i kryer u mbyll me realizimin mjekës...