News / 17 Shtator 2023, 15:11

Po ju do të guxonit të publikonit një foto me ish-in dhe partnerin aktual si Erjona Rusi?

Po ju do të guxonit të publikonit një foto me ish-in dhe

Ajo është pa diskutim një nga gazetaret më të mira në vend, me një karrierë të gjatë në ekran dhe jo vetëm. E drejtpërdrejtë dhe me një stil tejet shpotitës, Erjona Rusi na ka bërë të qajmë dhe të reflektojmë gjatë me shkrimet e saj. Por, ajo di edhe si t'i hedhë benzinë zjarrit dhe fotografia e postuar së fundmi e vërteton më së miri këtë gjë.

Moderatorja ka postuar një fotografi me dy nga meshkujt e rëndësishëm për të, flasim gjithmonë për rrugëtimin televiziv: Arjon Muçën dhe Alban Musën.

Po ju do të guxonit të publikonit një foto me ish-in dhe

“Me ex-in dhe aktualin” , -shkruan ajo krahas fotove të të treve në ashensor. Ishi në këtë rast është Alban Musa, me të cilin ka prezantuar emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ndërsa aktuali është Arjon Muça, me të cilin prezanton aktualisht “Shqipëria Live” në ekranin e Top Channel.

Horoskop