
“METAMORFOZA E ISLIT” Djali që ndryshon sa herë e përshtatet kudo, në çdo kohë
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nuk është hera e parë dhe për fat të keq besojmë që s’do të jetë as e fundit, që në mediet e ndryshme qarkullojnë lajme të pavërteta. Etja për klikime, për të publikuar të parët apo për të pasur ekskluzivitetin e një ngjarjeje të minutës së fundit ka bërë shpeshherë që portalet të bien në grackën e "fake news" dhe të arrijnë deri në atë pikë sa të "vdesin" njerëzit për së gjalli.
Viktima e fundit e kësaj lufte është balerini i njohur Kledi Kadiu. Ditën e djeshme në disa medie italiane qarkullori lajmi se ai ka ndërruar jetë. Për fat të mirë bëhet fjalë që një lajm dashakeq të pavërtetë, por që ka shqetësuar fansat e tij të shumtë, miqtë dhe familjarët. Ai i ka lexuar këto lajme dhe ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në “Instastory” ku tregon se është si kokrra e mollës.
“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, -shkruan fillimisht Kledi Kadiu.
Më pas në një video ai sqaron se tanimë etja për klikime kapërcen çdo limit, pa menduar se sa alarmohen njerëzit nga këto lajme. "Përshëndetje të gjithëve! Po e bëj këtë video për të informuar të gjithë njerëzit, sidomos miqtë e mi që po më shkruajnë prej mbrëmjës së djeshme, pasi kanë lexuar disa gjëra rreth meje. Bëhet fjalë për disa tituj të paqartë dhe jo fort të këndshëm, me qëllimin e vetëm për të gjeneruar sa më shumë klikime. Unë jam mirë. Jam gërvishtur disa herë, por vetëm kaq. Këto lajme publikohen me qëllimin e vetëm për të futur në kurth njerëzit dhe për t’i alarmuar, por tanimë është bërë e modës. Nuk kursejnë më askënd."-dëgjohet në video.
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nga: Doreada Mio Ato janë dy. Të pozicionuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të avionit. Njëra njofton ngritjen, tjet...
Diva e muzikës botërore Madonna ka zhvilluar edhe ndalesën e fundit të turneut të saj të shumëpritur “The Celebration...