
Angelina Jolie në sfidë me veten, tashmë me fokusin te moda
Aktorja e famshme Angelina Jolie është gati të largohet nga bota e kinematografisë për t’iu përkushtuar disa aventurave t&...
Të jesh një ikonë stili do të thotë të jesh e admiruar, e duartrokitur dhe madje e kopjuar. Kate Middleton e di mirë se veshjet e saj kopjohen dhe frymëzojnë modën e shiten menjëherë. Deri këtu është e pranueshme, por nuk është aspak e pranueshme kur veshjet e saj kopjohen nga një princeshë tjetër. Delphine , vajza e mbretit Albert II të Belgjikës, u fotografua me një fustan blu të hapur me mëngë të gjata, muajin e kaluar, që i ngjan shumë një fustani të veshur nga Princesha e Uellsit.
Ai fustan ishte krijuar posaçërisht për të, nga Andrew Gn , një stilist me origjinë nga Singapori, dhe u stilua me material prej sateni dhe kopsa të mëdha të vendosura në xhepa dhe në pjesën e përparme të fustanit.
Por kur familja mbretërore e Belgjikës bën një dalje publike gjatë paradës ushtarake të Ditës Kombëtare, një vëmendje të veçantë mori princesha Delphine, e cila kishte veshur një fustan identik për nga forma dhe prerja me atë të Kate. E njëjta dekolte e rrumbullakët, i njëjti material saten me kopsa të stolisur dhe të njëjtat xhepa, përveç ngjyrës që ishte blu me disenjo.
Stilisti i Kate, Andrew Gn e ka quajtur këtë gjë në rrjetet e tij sociale si: “Një kopje e turpshme e një prej krijimeve të mia”. Ndërsa fustani i Delphine është stiluar nga Atelier ExC, e cila shprehet se për modelin është inspiruar nga një siluetë shumë klasike e njohur tashmë në botën e modës, modelet vintage të Chanel.
Nëse është një kopjim apo është thjesht një rastësi mes dy princeshave, një gjë duhet ta pranojmë se të dyja duken tepër elegante me këto fustane.
Aktorja e famshme Angelina Jolie është gati të largohet nga bota e kinematografisë për t’iu përkushtuar disa aventurave t&...
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nga: Doreada Mio Ato janë dy. Të pozicionuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të avionit. Njëra njofton ngritjen, tjet...