Boronicat, fruti i fuqishëm që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Aktori i njohur i Hollivudit Richard Gere duket se ka në plan t’i thotë lamtumirë SHBA-së. Ai shiti shtëpinë e tij në Konektikat për vlerën 10.75 milionë dollarë pasi shpalli dëshirën për t'u transferuar në Spanjë. Kjo e fundit është dhe vendlindja e gruas së tij Alejandra Silva.
"Ajo ishte shumë bujare duke më dhënë gjashtë vjet jetë në botën time, kështu që mendoj se është e drejtë që t’i jap asaj të paktën gjashtë vite të tjera jetë në botën time,” tha ai, pas një jetese 6 vjeçare në Amerikë.
Shtëpinë në Konektikat, Richard Gere fillimisht e bleu në vitin 2022 për 10.8 milionë dollarë, ku jetoi me gruan e tij Alejandra Silva dhe dy djemtë e tyre, Alexander dhe James. Ylli e kishte blerë rezidencën me gjashtë dhoma gjumi nga Paul Simon dhe Edie Brickell, të cilët e zotëronin atë për 17 vjet. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1938, ka 11 banjo, një vilë mysafirësh me tre dhoma gjumi, një pishinë dhe disa kopshte në të gjithë pronën prej 32 hektarësh.
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Dikur një takim i parë idealisht përfshinte një darkë, mundësisht në një vend romantik, por jo tepër, të ndj...
Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që p&e...