
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Rita Petro me romanin “Lindur së prapthi” është propozimi i Shqipërisë për Çmimin Evropian të Letërsisë. Një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit e ka përzgjedhur Petron bazuar në disa kritere që kanë të bëjnë edhe me numrin e veprave në gjuhë të huaj deri tani.
“Rita Petro u zgjodh nga një komision i ngritur nga Qendra e Librit. Komisioni u orientua nga 13 kritere që janë vënë nga EUPL.
Motivacioni i përzgjedhjes është si një zë ndryshe në letërsinë femrërore dhe një libër që sjell këndvështrimin e botës me syrin e një vajze të vogël dhe me pas të një gruaje gjatë komunizmit”, thotë Alda Bardhyli drejtore e QKLL.
13 shtete dje kanë propozuar nga një shkrimtar që do të jetë në garë për Çmimin Evropian të Letërsisë. Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e librit në Bruksel më 4 prill.
“Shqipëria mundet vetëm të nominojë, më pas janë emra të njohur të letërsisë evropiane që do të lexojnë pjesët e përkthyera në anglisht nga 13 autorët për të përzgjedhur njërin prej tyre si fitues të Çmimit Evropian. Ka qenë propozimi i Europës Krijuese që QKLL të jetë partner për këtë proces”, tha Bardhyli.
Rita Petro është poete e njohur në Shqipëri. Në romanin “Lindur së prapthi”, personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive. Vetë autorja është shprehur se është një libër që lidhet me të shkuarit kundër rrymës./shqip
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...