News / 2 Prill 2024, 11:03

Roza Lati: "Kam abortuar një fëmijë, prandaj jam këtu sot"

Roza Lati: "Kam abortuar një fëmijë, prandaj jam këtu

Roza Latin ë një diskutim me banorët ka rrëfyer për herë të parë se ka abortuar një fëmijë pa dëshirën e partnerit të saj.

Roza shprehet se e ka pasur shumë të vështirë të merrte vendimin për ndërprerjen e shtatzënisë, por pas një analize të thellë tregon ajo mendoi se ishte vendimi i duhur.

Erjola: A e di Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitive jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të së ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam dënuar Rozën. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po.

Erjola: Ishe me të kur e more vesh?

Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri.

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim?

Juli: Ai ishte dakord?

Roza: Po, as se pyeta fare.

Graciano: Uaa!

Roza: S'e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.

Horoskop