
Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezi gjatë fundjavës, i ka marrë jetën 11 alpinistëve të gjendur pranë kraterit të tij.
Sipas BBC, forcat e kërkim- shpëtimit të dërguar në vendngjarje kanë arritur të nxjerrin të gjallë edhe tre persona të tjerë. Në momentin e shpërthimit në zonë kanë qenë 75 alpinistë, por shumica e tyre janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
Vullkani i lartësisë 2,891 metra, hodhi hi deri në 3 kilometra në qiell të dielën. Autoritetet ngritën alarmin në nivelin e dytë më të lartë dhe ndaluan banorët të shkonin më shumë se 3 km nga krateri.
Pamjet tregojnë një re të madhe hiri vullkanik të përhapur gjerësisht në qiell dhe makina e rrugë të mbuluara me hi.
Marapi është një nga vullkanet më aktivë në ishullin Sumatra dhe shpërthimi i tij më vdekjeprurës ishte në prill të vitit 1979, kur vdiqën 60 njerëz.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive, sipas agjencisë së vullkanologjisë.
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt t&eu...
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...