Boronicat, fruti i fuqishëm që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
‘Simpsons’ duket se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen pasi Kamala Harris humbi ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Në episodin nga sezoni i 11-të i serialit, me titull “Bart in the Future” që u transmetua për herë të parë në vitin 2000, duket se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris.
Gjatë episodit, personazhi Lisa e veshur me një kostum lejla zgjidhet Presidente në të ardhmen.
Në vitin 2021, klipi u bë viral, kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA-së kur presidenti Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020.
Në atë kohë, njerëzit në internet vunë në dukje se Harris kishte zgjedhur një veshje të ngjashme me atë të Lizës kur ajo bëri betimet e saj një xhaketë lejla me vathë dhe gjerdan me perla.
Në korrik 2024, krijuesi i shfaqjes Al Jean postoi disa foto të Lisa dhe Kamala Harris dhe shkroi: “Parashikimi” i “The Simpsons” në të cilin jam krenar që jam pjesë”.
Megjithatë këtë herë parashikimi i tyre nuk doli dhe shumë komentues u shprehën se ndonjëherë ndodh që edhe parashikuesit më të mirë mund të gabojnë.
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Dikur një takim i parë idealisht përfshinte një darkë, mundësisht në një vend romantik, por jo tepër, të ndj...
Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që p&e...