News / 17 Nëntor 2023, 09:06

Sot, 79- vjetori i çlirimit të Tiranës; Historiku

Sot, 79- vjetori i çlirimit të Tiranës; Historiku

Kryeqyteti sot feston 79-vjetorin e Çlirimit, kjo është dita kur forcat Nacional Çlirimtare luftuan kundër pushtuesve gjermanë.

Historik i shkurtër:

Luftimet për çlirimin e Tiranës zgjatën 2 muaj.  Sulmi përfundimtar filloi në mëngjesin e 16 nëntorit, kur forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj. Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.

Sot, 79- vjetori i çlirimit të Tiranës; Historiku

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net lufte të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e  sulmeve të përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme. Në fakt për gjermanët ishte e pamundur ta përballonin këtë betejë, pasi partizanëve iu bashkuan edhe qytetarët e Tiranës, i madh e i vogël morën pjesë. Kreu i Ushtrisë Nacional Çlirimtare ishte ish- diktatori Enver Hoxha, por historia thotë se betejën për çlirimin e Tiranës e udhëhoqi ish- kryeministri i vetëvrarë në diktaturë Mehmet Shehu. 

Sot, 79- vjetori i çlirimit të Tiranës; Historiku

17 nëntori i vitit ‘44 ishte një ditë e lumtur për gjithë qytetarët e Tiranës.

Sot, 79- vjetori i çlirimit të Tiranës; Historiku

Horoskop