
Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Firma e implanteve të trurit Neuralink, e drejtuar nga multimiliarderi Elon Musk, ka njoftuar se ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, (FDA), për të nisur fazën e testimeve te njerëzit. Kompania synon me këtë teknologji të ndihmojë në rivendosjen e shikimit dhe lëvizshmërisë së njerëzve duke lidhur trurin me kompjuterët.
Disa herë që nga viti 2019, miliarderi Elon Musk kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do të siguronte së shpejti miratimin e FDA-së për t'u testuar te njerëzit. Megjithatë aplikimi i saj u refuzua në fillim të vitit 2022 dhe kompania po punonte lidhur me shqetësimet e agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.
“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi i Neuralink-ut në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, thuhet në një postim të kompanisë Neuralink.
Neuralink shpreson të përdorë mikroçipet e saj për të trajtuar kushte të tilla si paraliza dhe verbëria, si edhe për të ndihmuar disa njerëz me aftësi të kufizuara të përdorin kompjuterët dhe teknologjinë.
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...