Cilat do të jenë 10 tendencat për sezonin e ri Pranverë- Verë 2025
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Stilistja e njohur Victoria Beckham ka habitur dhe shqetësuar të gjithë ndjekësit në sfilatën e saj të fundit në Paris, e cila është shfaqur me paterica. Ajo u duartrokit më shumë se kurrë në këtë pasarelë.
Stilistja shkoi në sfilatë si zakonisht, pavarësisht dëmtimit të saj që e detyron të lëvizë me paterica. Beckham e zbuloi dëmtimin në ditën e Shën Valentinit. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit për mua...”, shkroi ajo dhe shpërndau një foto në të cilën shihet duke vendosur akull në këmbë. “U rrëzova në palestër”, shtoi ajo.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga "Vogue Magazine" Beckham duket të ecë me paterica deri në vendin ku ishte ulur bashkëshorti i saj David Beckham dhe i dha një puthje.
As always, #VictoriaBeckham’s family was out in full force to support her tonight at her fall 2024 show during #ParisFashionWeek. Becks even sealed it with a kiss. See every look from the runway: https://t.co/OWcWoMR9Ip pic.twitter.com/PkLz8S2zEp
— Vogue Magazine (@voguemagazine) March 1, 2024
Në këtë sfilatë nuk munguan as momentet pikante, si protesta e grave dhe vajzave të PETA-s. Ato u ngjitën në pasarelë me mesazhe proteste kundër veshjeve prej lëkure. Protestueset kishin veshur bluza të bardha që shkruanin "ktheju shpinën lëkurave të kafshëve" dhe "kafshët nuk janë pëlhurë". Ato ecën përkrah modeleve në pasarelë, duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej: “Viva vegan leather”.
Dimri duket i gjatë por në të vërtetë tashmë është koha për të parë sezonin e ardhshëm. Shfaqjet e...
Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili tashmë e konsideron veten si një familjar i Parashqevi Simakut, kjo jo pa arsye, ka dhënë informacione t...
Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetj...