I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Jam e sigurt që shumica prej nesh, që punojmë, rrallëherë e kemi luksin të kthehemi në shtëpi për t'u bërë gati pas punës, kur duam të darkojmë në një restorant apo për çdo eveniment tjetër. Për këtë arsye, dëshiroj të ndaj me ju disa truke se si mund të shndërroheni nga gruaja serioze dhe natyrale, në një grua që duket se ka kaluar orë të tëra për t'u bërë gati. Këtë shndërrim do të mund ta kryeni në tualetin e punës!
1. Në kuletën tuaj nuk duhet të mungojë asnjëherë një krem pudër!
Bashkë me sfungjerin, kremi pudër mund të bëjë mrekulli në tualetin e punës. Merrni shumë pak produkt në sfungjerin tuaj dhe aplikojeni vetëm në zonat ku shikoni se mbulimi i kremit pudër gjatë ditës është zbehur. Mos e ekzagjeroni me aplikimin e tepërt të tij, pasi do të jape përshtypjen e kundërt të asaj që ju keni në mendje.
2. Një bronzer do të ndryshonte gjithçka!
Rezultati që bronzeri jep në një grim të shpejtë është i pabesueshëm. Kjo, sepse bronzerin mund ta përdorni edhe si kontur, nëse keni zgjedhur tonalitetin e duhur, e gjithashtu si një ton sysh për t'i dhënë dinamizëm dhe rëndësi syve, për të fshehur lodhjen. Përveç këtyre, sigurisht që bronzeri është një pikë kyçe e këtij shndërrimi, pasi i jep ngjyrën e munguar fytyrës.
3.Buzëkuqi është një MUST!
Mendoj se te kjo pikë biem të gjitha dakord! Buzëkuqi duhet të ndodhet gjithmonë në çantën e një vajze, por, vë bast se nuk e dinit që buzëkuqin mund ta përdorni edhe për t'i dhënë pak ngjyrë fytyrës suaj. Po, po, si blush! Me gishtin e unazës merrni shumë pak nga produkti dhe aplikojeni në majën e mollëzave pa tërhequr produktin. Ju sugjeroj të keni me vete një buzëkuq, i cili do t'i përshtatej edhe këtij funksioni, për shembull një buzëkuq nude me tone korale apo edhe një rozë të lehtë trëndafili.
4. Netët janë bërë për të ndriçuar ti!
Mos harroni highlighter-in! Sipas mendimit tim, është një ndër pikat më të rëndësishme për të kompletuar shndërrimin tuaj nga dita në natë. Kujt nuk do t'i pëlqente që të shkëlqente në errësirën e natës? Ndaj, mos harroni highlighter-in në kuletë. Aplikojeni në kockën e mollëzës dhe kujdesuni të mos ketë diferencë shumë të madhe me tonin e kremit pudër. Pasi të keni mbaruar me vendosjen e këtyre produkteve në tualetin e punës, jeni gati të dilni. SARA KARAJ
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...