Personazh / 16 Maj 2023, 16:17

Njihuni me Silvana Musej, kuzhinieren e talentuar e cila ka gatuar për disa prej emrave më të njohur në botë

Njihuni me Silvana Musej, kuzhinieren e talentuar e cila ka gatuar për disa

E talentuar dhe me një përvojë 23 vjeçare, Silvana Musej është kthyer në një ndër emrat më të njohur të kuzhinës italiane. Ajo jeton në Piemonte ku ushtron profesionin e shefes së kuzhinës si dhe është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare. Silvana ka marrë dy medalje të argjendta në konkurse kombëtare dhe është shpallur dy herë kampione rajonale e zonës së saj. Ajo është kuzhiniere në restorantin “Relais Cuba Chocolat” në Cuneo, në fabrikën e çokollatave të famshme “Venchi 1878” dhe “Lady Chef” e seksionit të grave në Piemonte. Me punën palodhur dhe karakterin energjik, Silvana tregon se nuk ndjen kurrë lodhje kur diçka e bën me dëshirë e pasion. Ndonëse fillimisht dëshironte të ishte pjesë e botës së modës ose psikologjisë, fati kishte planifikuar një tjetër destinacion për të, duke e orientuar drejt fushës së kulinarisë. Silvana ka arritur të deportojë thellë në zemrat dhe shqisën e shijimit të një klientele të përzgjedhur botërore dhe sekreti i saj është integrimi i detajeve të kuzhinës shqiptare me atë italiane. Ajo nuk është vetëm një ekzekutuese e recetave, por i ndërthur ato në mënyrë të balancuar duke i përshtatur me vendin dhe traditat e tij shekullore për të arritur shijen tipike tradicionale.

“Unë dorëzohem, kuzhina është e jotja,”-i tha vite më parë pronarja e lokalit ku Silvana gatuante, vetëm 2 muaj pasi kishte nisur punë në Itali. Besojmë se kjo fjali mjafton për të kuptuar rreth talentit të padiskutueshëm dhe dashurisë së saj të madhe për të sjellë në jetë pjata të shijshme dhe estetikisht të kuruara.

Për të zbuluar më shumë rreth Silvana Musej dhe takimit të saj me mbretin dhe mbretëreshën e sapo kurorëzuar të Mbretërisë së Bashkuar, ju ftojmë të ndiqni intervistën e mëposhtme:

 

Horoskop