Personazh / 10 Mars 2021, 22:51

Safete Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit të parë

Safete Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit

Sot në faqen e Instagramit të Living, postuam foton e Safete Juka, profesore, piktore, artiste, poliglote dhe studiuese e njohur dhe e respektuar në rrethet intelektuale të kohës.  Kështu, për ta njohur më mirë këtë figurë të rëndësishme shqiptare, ju ftojmë të lexoni këtë përmbledhje të informacioneve që kemi grumbulluar rreth saj.

Safete Juka, ka qenë  e bija e Musa dhe Sofie Jukës, familje e njohur në  Shkodër. Ajo që herët, tregoi një inteligjencë të rrallë dhe  prirjet e saj  lidheshin me artin dhe ngjyrat. Safete u shkollua në Vjenë të Austrisë , për të vazhduar më pas me studimet e doktoraturës në Sorbonë të Parisit, në Francë. Pas doktoraturës ndoqi familjen në Egjipt dhe aty punoi  për shumë vite si profesore e letërsisë franceze në Liceun Francez të Aleksandrisë.

Piktorja e luleve

Në Alexandri pati rastin të njihej me piktorë francezë dhe egjiptianë të cilët e nxitën të shprehej dhe nëpërmjet pictures, duke marrë pjesë në ekspozita të ndryshme, ku natyrisht ajo shkëlqeu. Në shtypin profesional kritik dhe artistik të Aleksandrisë atë e mbiquajtën “Piktorja e Luleve” për shkak të aftësisë që kishte për të jetësuar botën e florës së shndritshme. Udhëtimi i  saj intelektual  vazhdoi në Universitetin e Pensilvanisë ku punoi si profesore e letërsisë evropiane, por duke vazhduar njëkohësisht dhe udhëtimit artistik nëpërmjet ekspozitave me piktura dhe figura kreative prej terracotta.

Safete Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit

 Studiuesja e pakrahasueshme

Nuk mund të mos përmendim shkrimet dhe studimet e saj të shumta të botuara në revistat prestigjioze të kohës, ku ajo tregonte aftësitë e saj si analiste e talentuar e kulturës së njerëzimit. Të jashtëzakonshme kanë qëne jo vetëm studimet dhe esetë,  por dhe njohuritë që kishte për mitologjinë ilire, tematikë që kanë trajtuar vetëm disa studiues gjermanë. Kontributi i saj në kulturën ndërkombëtare, por dhe shqiptare nuk mbaron këtu, sepse ishte falë dashurisë së madhe që ajo kishte  për kombin shqiptar që fundin e jetës ia dedikoi çështjes së Kosovës duke organizuar në 1982, në Amerikë, një konferencë shkencore për çështjen kosovare apo shqiptare.

Safete Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit

Një grua që u mor me kombin dhe jo me politikën

Çështja e Kosovës ishte aq thelbësore për të saqë në vitin 1984 ajo botoi në anglisht librin për Kosovën i cili bëri një përshtypje të madhe në qarqet ndërkombëtare të diplomacisë. Në të vërtetë ky libër për Kosovën në anglisht ishte përkthimi i një libri të intelektualit hebre nga Vjena, të quajtur Leo Frojdndlih, botuar në vitin 1913, një libër që mund të quhet një klithmë prej orakulli. Leo Frojdndlih, e shkroi librin e tij për shqiptarët në 1913, duke i paraprirë kështu Holokaustit që gjermanët bënë mbi hebrenjtë 20 e ca vjet më vonë, duke treguar se parathënia e kësaj katrahure qe Holokausti i shqiptarëve nga serbët, pikërisht në vitin 1913.

Safete Juka ka qenë një dijetare e klasit të parë, një shqiptare e madhe, një studiuese dhe hulumtuese e historisë së artit, letërsisë, arteve pamore, mitologjisë dhe krishtërimit. Amaneti i saj i fundit ka qenë një ndihmë për Bibliotekën Komëbëtare, 40 mijë dollarë të depozituara në bankën e Nju Jorkut, në emër të bibliotekës shqiptare.  Një grua që ia dedikoi jetën kombit dhe jo politikës, një grua me kthjelltësi mendimi dhe me argumenta të fortë dhe përfundime logjike, një grua që ka vetëm ditë lindjeje./Zhaklin Lekatari

Safete Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit

Safete Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit

 

Horoskop