Kuzhina / 2 Dhjetor 2020, 15:06

Sallatë e ftohtë dimri me salcë limoni dhe bajame

Sallatë e ftohtë dimri me salcë limoni dhe bajame

Nga: Luga e argjendtë

Fotografia: Armand Habazaj

PËRBËRËSIT: 300 g makarona dyngjyrëshe 10-15 domate të thata, të futura në vaj 100 g tofu 50 g bajame të thërrmuara lëngu i 1 limoni 4-5 lugë gjelle vaj ulliri kripë, piper

PËRGATITJA E SALCËS: Rrahim lëngun e limonit, vajin e ullirit,kripën dhe piperin. Në një tenxhere hedhim 1 litër ujë dhe kripë, e kur të marrë valë hedhim makaronat, të cilat i ziejmë aq sa thuhet në etiketën përshkruese. Më pas i kullojmë dhe i vendosim në një pjatancë të thellë. I spërkatim me salcën e vajit me limon dhe hedhim mbi to domatet të prera hollë, djathë kaçkavall, të prerë në rripa me qëruesen e patateve dhe arra. Shërbehet në temperaturë ambienti.

 

Horoskop