
Në festën e 'shthurur' të 18 vjetorit të djalit të saj, Madonna na la pa fjalë të gjithëve
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Edhe pse tanimë nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, më saktë në të njëjtin pallat mbretëror, duket se “lufta” e stilit mes Kate Middleton dhe Meghan Markle vazhdon të jetë ende e hapur. Pak ditë pasi dukesha e Cambridge magjepsi publikun amerikan me pamjen e saj, lexoni (Më elegante se kurrë, Kate Middleton tërheq vëmendjen e amerikanëve dhe na konfirmon se është ajo mbretëresha e vetme e stilit) është radha e Meghan të ketë vëmendjen e të gjithëve mbi vete.
Ish-aktorja e “Suits” mori pjesë mbrëmjen e djeshme në “Robert F. Kennedy Human Rights Ripple Of Hope Gala 2022’’, prej nga ku u vlerësua me çmim për punën e zhvilluar në “Archwell Foundation”, organizatën e saj jo-fitimprurëse kundër racizmit, seksizmit dhe diskriminimeve të çdolloj natyre.
E veshur me një fustan të bardhë. Markle dukej si një princeshë dëbore në ceremoninë e mbajtur në New York. Ai mbante vulën e drejtorit krijues të shtëpisë së modës “Louis Vuitton”, Nicolas Ghesquière, i cili njihet për dizajnët e tij të stilit minimalist. Meghan kishte zgjedhur të plotësonte pamjen e saj me një palë stiletto të zeza, një çantë clutch nga Givenchy dhe bizhuteri të çmuara, nga vëthët e mëdhenj me diamante tek unaza prej ari të bardhë dhe guri akuamarin.
Kjo e fundit ka një vlerë shumë të veçantë për të pasi e ka trashëguar nga koleksioni personal i princeshës Diana.
Detaji që nuk mund të kalojë pa u vënë re është se edhe një herë Markle është fokusuar tek e bardha, ngjyra që sipas ekspertëve të modës nuk duhet të mungojë në gardërobën e një gruaje, ndaj frymëzohuni prej saj dhe "sajoni" një fustan të tillë për festa.
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...
Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve t&eum...