
Më e qartë dhe e vendosur se kurrë, Vesa Luma e di mjaft mirë se ç'duhet të bëjë pas kthimit nga Zelanda e Re
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...
Nga ANI JAUPAJ
Kur i shkrova Mirës së Peshtanit, ca muaj më parë, për të më treguar se si përfundoi nga Tirana në Tepelenë, për të shoqëruar turistët, mu përgjigj menjëherë. I shkrova përsëri e përsëri dhe përgjigjet ktheheshin brenda disa minutash. Në atë kohë nuk e mendova gjatë, por kur shkova e takova Mirën në Peshtan, më tregoi se ajo vetë nuk më kishte shkruar asnjë germë, kishte qenë e bija që u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve. Vajza e Mirës jeton në Tiranë, por kujdeset për rrjetet sociale të bujtinës së prindërve të saj që prej disa vitesh janë transferuar në Peshtan të Tepelenës. Edhe kur na shëtiti nëpër male, Mira na thoshte të bënim fotografi që t’ia dërgonim të bijës, se ajo vetë as që e kishte ndër mend t’iu hynte këtyre punëve, mirëpo i duheshin sepse ndryshe nuk mund të funksiononte në këto kohëra.
M'u kujtua sërish Mira sepse pak ditë më parë, kur po përpiqesha të lidhesha me Valin, ekonomisten që netët e pagjumësisë i kalon duke krijuar punë dore, ndodhi e njëjta gjë, vetëm se këtë herë, vajza e saj, Iva, u prezantua që në fillim. Mamaja e saj ua kishte bërë të qartë vajzave që në fillim, ajo nuk e kishte në plan të merrej as me Instagram as me Facebook, ato të dyja ishin të lira të bënin ç’të donin! Mirëpo, edhe në këtë rast, zgjerimi i rrethit të porosive pikërisht përmes rrjeteve sociale, në një mënyrë, i pëlqeu edhe Valit kështu që nuk do të kthehet më pas, sado që nuk do të jetë ajo që do t’i bëj publikimet e herëpashershme.
Me ArtistikeZadrima kam folur gjithashtu disa herë! Në përpjekje për t’u lidhur me Terezën, një nga gratë e vetme në Shqipëri që vazhdojnë të punojnë në tezgjah, mu përgjigj Anjeza, nusja e saj. Në këtë rast, përveç mungesës së dëshirës për të qenë pjesë e jetës së re virtuale, Terezja nuk ka as kohë. Mbingarkesa me porosi nuk i lë asnjë hapësirë për t’u marrë me aktivitete të tjera, qofshin këto brenda telefonit.
Rastet si të tre zonjave më sipër, kohët e fundit po shtohen çdo ditë. Nëse nuk do të përshtateshin, nëse dikush nga familjarët nuk do t’i ndihmonte duke i ndarë punët e tyre të dorës me të tjerët, sidomos gjatë vitit të pandemisë, mbijetesa do të ishte e vështirë! Të gjitha gratë që kam takuar, që realizojnë punë në grep a qëndisje, kanë pasur gjithnjë një nga fëmijët afër, përndryshe, nuk do të merrnin asnjë nga porositë që kanë marrë dhe puna do të ishte e pamundur! Koha e re i kërkon të gjitha dhe gratë po mësojnë të bëjnë edhe këtë, të mbijetojnë në botën virtuale.
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...
Miqësitë e sinqerta mund të lindin në çdo kohë, madje dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo p&eum...
Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve t&eum...