Thesari i Asadit, nga pjatat e florinjta te çmimi i artë i FIFA-s/ Çfarë u zbulua në “Pallatin e Popullit”
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Kjo recetë u përgatit nga Arti i gatimit
PËRBËRËSIT: 600 g patate, 2 preshë, 80 g djathë Parmigiano, 150 ml qumësht, 1/2 lugë gjalpë, spec i kuq, piper dhe kripë.
PËRGATITJA: Për të përgatitur supë me presh dhe patate, në fillim lajmë e pastrojmë patatet dhe preshin. Preshit duhet t'i marrim vetëm pjesën e bardhë. Më pas e presim në forma rrethore, kurse patatet i presim në formë kubi. Preshin e prerë e hedhim në një enë të bollshme ku kemi shtuar gjalpin. E kaurdisim për pak çaste në zjarr dhe më pas shtojmë patatet. Në enë shtojmë ujë sa të mbulohen perimet dhe pak kripë dhe i lëmë në zjarr për gati 20-25 minuta. Më pas patatet, preshët e zier i grijmë më një grirëse elektrike derisa të arrijmë një masë si krem. E vendosim në zjarr duke shtuar qumështin dhe djathin Parmigiano. E lëmë në zjarr dhe për pak çaste derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar. Sipas dëshirës i shtojmë pak spec ose erëza.
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...
Të dhimbshme, "turpëruese", delikate, të paparashikueshme: hemorroidet janë një çrregullim i shpeshtë si tek meshkujt ash...