Kura natyrale e Edi Gogut për gripin - Mirëqenie
Mirëqenie / 4 Tetor 2016, 10:01

Kura natyrale e Edi Gogut për gripin

lullee
Edhe ata që mendojnë se i shpëtuan, do t’ju vijë radha shumë shpejt! Gripi e hundët e zëna janë situata më e zakonshme e këtyre ditëve kur temperaturat nuk janë të qendrueshme. Edi Gogu, e njohur për përgatitjet e saj natyrale, ka një recetë!
Në rastin e hundeve të bllokuara nga gripi apo i ftohti, këshillohet të ziejmë në një enë, për disa minuta (30+ minuta), gjethe dafine, gjethe menteje dhe çaj sherebele.
Ky avull lehtëson frymëmarrjen dhe ndihmon në lirimin e hundëve të bllokuara.
Nëse doni që fëmija, apo një i rritur, të thithë nga ena avullin e përzierjes më sipër, hiqeni me parë enën nga zjarri dhe sigurohuni që temperatura e avullit të mos shkaktojë djegie të lëkurës së fytyrës.

Horoskop