Kuzhina / 17 Nëntor 2022, 14:14

Tavë kosi me pulë

Tavë kosi me pulë

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Tava e kosit si traditë do mish dashi ose qengji, mirëpo edhe versioni me pulë është shumë i shijshëm dhe duhet provuar. 

Përbërësit: 1 pulë, 1200 g kos, 5 vezë, 3 lugë miell, 200 g gjalpë, vaj ulliri, kripë, 1 thelb hudhër ( opsionale ) dhe 1/2 filxhan kafe oriz.

Përgatitja: Pulës i japim një valë dhe i marrim lëngun. Më pas e kullojmë dhe e ndajmë ne pjesë. Në tavën e pjekjes shtojmë pjesët e pulës. I marinojmë me pak kripë, piper, gjalpë, vaj ulliri dhe pak lëng dhe u japim një pjekje të lehtë në 200 C. Ndërkohë në një enë të thellë shtojmë gjalpin diku 160 g, pak vaj ulliri, një thelb hudhër të shtypur dhe e kaurdisim sa merr gjalpi pak shije dhe më pas e largojmë. Shtojmë miellin dhe e skuqim me gjalpin. Në fund shtojmë 3 gota lëng të pulës së zier të vakët dhe trazojmë shpejt që mos të formohen kokrriza. E lëmë masën në fjalë të trashet pak dhe e largojmë nga zjarri. Në një enë qelqi rrahim vezët, shtojmë kosin, diku 3 lugë çaji kripë të rrafshët, përziejmë dhe në fund masën e miellit të skuqur. Trazojmë përsëri mirë masën, ndërkohë nxjerrim tavën nga furra, heqim pjesët e pulës dhe shtojmë masën e kosit në tavë. E përziejmë mirë me gjalpin, vajin e tavës dhe kontrolloni kripën në fund. Vendosim sipër pjesët e pulës dhe e vendosim të piqet për 40 min në 200 C. Pas pjekjes tavën lëreni të relaksohet, dhe ftohet pak në mënyrë që të mpikset dhe të mos lëshojë ujë! Ju bëftë mirë!

Horoskop