
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Në prag të muajve më të nxehtë, ditëve më të gjatë, duket se të gjithë mendojmë të njëjtën gjë, pushimet e verës. Orët e kaluara në breg të detit, mbrëmjet mes miqve, udhëtimet me makinë pa një destinacion ekzakt drejt aventurave, janë momentet më të bukura. Por jo domosdoshmërisht të gjithë kanë të njëjtat pritshmëri e dëshira gjatë pushimeve. Të pasurit gjithçka që një pushues kërkon, në një vend, duket si një mision i pamundur, për çdokënd që nuk njeh oazën mesdhetare në gjirin më të bukur të Malit të Zi. Jo shumë larg Tiranës, aty ku mali takohet me detin e bruztë, një resort luksoz plotëson të gjitha pritshmëritë e çdo pushuesi, madje dhe atij më të vështirë.
Larg streseve të jetës moderne, çdo ditë në Portonovi duket se zgjat disi më gjatë, dhe çdo moment është i mbushur me përvoja dhe aventura të paharrueshme.Për pushuesit që parapëlqejnë t'i shijojnë ditët e pushimit në qetësi, në Portonovi mund të shijojnë zhytjet në ujërat e turkuaztë të Adriatikut, në pishinë ose në plazhin privat të resortit. Ndërsa mëngjeset duke eksploruar vijën bregdetare me vela, do të jetë aktiviteti i preferuar i pushuesve me aventurierë.
Për të pasionuarit pas kulinarisë, ku kudo që shkojnë preferojnë të zbulojnë shijen autentike të rajonit dhe vendit, në Portonovi mund të shijoni ushqimin më të freskët dhe të përgatitur me profesionalizëm nga shefat më të mirë. Ushqimet e detit, mishi, djathërat vendas dhe verërat janë për mos t'u humbur gjatë vizitës suaj në Portonovi.
Ky është një destinacion që ka gjithmonë për të ofruar përgjatë gjithë vitit, në çdo sezon e mesa duket Lord Bajron do të kishte të drejtë kur u shpreh se në zanafillën e krijimit të planetit, takimi më i bukur midis tokës dhe detit duhet të ketë ndodhur në bregdetin e Malit të Zi.
Ky vend ka qindra vende të paeksploruara masivisht, për të gjithë ata që dëshirojnë aventura, nga brigjet e fshehta bregdetare deri te fshatrat idilikë që strehohen nën ato maja epike gëlqerore.
Megjithatë, ndonjëherë, ajo që duam pas një periudhe të ngarkuar është të qëndrojmë në një vend e të kemi çdo lehtësi rreth e rrotull. Në Portonovi ka gjithçka që mund t'ju nevojitet, nga dyqanet dhe galeritë, te palestrat, klubet sportive dhe qendrat e mirëqenies. E për të marrë më të mirën nga ky vend, shijoni mëngjeset apo mbrëmjet e vona buzë detit të një plazhi privat me rërë të bardhë, pishinave të pafundme në natyrë dhe kopshtet me një peizazh të mahnitshëm.
Për të pasionuarit pas lundrimit aventurat ju presin në portin e klasit botëror në Portonovi vetëm disa minuta nga dera juaj. Porti ndodhet në Herceg Novi, në hyrje të Gjirit Boka, ku deti Adriatik takohet me malet e lartë të Malit të Zi. Stili unik i portit harmonizohet me shtëpitë mesdhetare përreth pa cenuar panoramën që gjithmonë mbetet harmoni për sytë. Porti është pjesë e resortit ekskluziv Portonovi dhe nga këtu mund të zbuloni plazhe dhe gjire të virgjëra, ose destinacione edhe më të largëta
Kudo që të jeni në Portonovi, plazhet mbi të cilat thyhet shkëlqimi i diellit të Gjirit të Bokës janë gjithmonë një hap larg jush. Me një vendndodhje të lakmueshme në bregdetin e Adriatikut, nga Portonovi, Kotorri dhe Perast, janë dy qytetet e lashta, që ofrojnë një përzierje emocionuese të historisë së lashtë dhe botës moderne. Çdo kthesë këtu duket se ka diçka të re, me dyqanet dhe restorantet e shkëlqyera, të gjitha aty për t'u zbuluar. Ndaj një pasdite larg Portonovit, do të ishte po aq emocionuese, sepse kudo do të përjetoni një eksperiencë unike.
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...