Megan Fox dhe MGK ndahen vetëm pak muaj pas konfirmimit të shtatzënisë dhe ja arsyeja
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Tashmë ditët e ngrohta kanë ardhur dhe shumë familje shqiptare dhe të huaja, po mendojnë për vendin ideal për të kaluar pushimet e verës, andaj duke parë që vendndodhja është vendimi i parë që merret, ne të Living sugjerojmë: Hotel Melia në resortin San Pietro.
Brand-i Melia, i njohur ndërkombëtarisht, i gërshetuar me resortin San Pietro te Gjiri i Lalëzit, është tashmë një destinacion i arritshëm në një nga plazhet ranore më të bukura të Adriatikut, që ofron një arratisje të re, natyrë të gjelbër, ujë të kristaltë dhe ditë fantastike për të shijuar pushimin. Pikërisht në zemrën e Adriatikut, arkitektët më të mirë shqiptarë kanë punuar me dashuri për mjedisin natyror dhe historik, për të zhvilluar një vendpushim që ofron çdo rehati në çdo stinë të vitit. Në resortin San Pietro, shtëpitë e dëshirueshme të stilit minimalist modern janë duke pritur që pronarët e tyre të shijojnë pamje të mrekullueshme të detit, kodrave, ambienteve të bollshme të brendshme që pasqyrojnë pajisje luksoze, teknologji efikase dhe vëmendje maksimale ndaj detajeve.
Ndonjëherë kur ikim me pushime, ajo që duam është thjesht qëndrimi pranë shtëpisë dhe Hotel Melia në San Pietro, ka gjithçka që ju keni nevojë, dyqane, palestra, galeri, qendrat e mirëqenies SPA, plazh me rërë të bardhë, pishina olimpike, natyrë dhe peizazhe romantike. Larg streseve të jetës moderne, Melia në San Pietro do t’ju mbushë me përvoja të jashtëzakonshme dhe aventura të reja. Pjesën më të madhe të ditës mund ta kaloni jashtë duke shijuar diellin e Adriatikut, në pishinë apo në plazh, ndërsa mëngjeset duke eksploruar vijën bregdetare, përpara se të hidhni spirancën për një drekë të këndshme me ushqime deti të freskëta, mish dhe djathë vendas shoqëruar me verë shqiptare në një nga restorantet e hotelit. Më pas nëse mbrëmja bëhet më e freskët ju mund të shkoni në shtëpi apo në një nga dhomat ose suitat e rezervuara, për një aperitiv që zbukuron dhe më shumë perëndimin e diellit.
Që pushimet të bëhen realitet, mjafton të rezervoni një nga 443 dhomat apo 26 suitat, për të kuptuar që:‘luks do të thotë hapësirë’ që është ajo çka ofrojnë ambientet e Hotel Melia, elegante, moderne, komode. Dhomat dhe suitat e Melia Hotel kanë gjithashtu ballkone të bollshme me pamje nga pishina, nga parku apo nga deti blu. Ato janë ideale për çiftet apo udhëtarët e vetëm, sepse Hotel Melia është një strehë shtëpiake në zemër të Shqipërisë. Çdo dhomë ka pamje të mrekullueshme, pajisje për kafen e mëngjesit dhe akses tek portieri 24 orë në ditë, pa harruar këtu dhe shërbimet apo hapësirat për fëmijët, me stafin e kualifikuar për t’u kujdesur për të vegjlit tuaj.
Në Hotel Melia koha kalon shpejt sepse fqinjët më të afërt, Durrësi, por dhe Kepi i Rodonit, me artefaktet e tyre të lashta ofrojnë një përzierje emocionuese midis historisë dhe intrigave moderne. Kishat qindra vjeçare dhe klubet e natës janë pranë njëri-tjetrit dhe rrethohen nga tezga që qëndrojnë nën hijen e pallateve moderne.
Hotel Melia është një destinacion i vërtetë gjatë gjithë stinëve të vitit, i gjallë me gjithçka ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare. Ejani në Melia!
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...