Turizmi / 10 Korrik 2023, 13:46

“Mrekullitë shqiptare”, britanikët të magjepsur pas këtyre qyteteve

“Mrekullitë shqiptare”, britanikët të magjepsur pas

Prej shumë kohësh qytetet e Ballkanit asnjëherë nuk ishin opsion i preferuar nga të huajt kur bëhej fjalë për turizmin.

Media britanike ‘The Telegraph’ në një artikull kushtuar Shqipërisë shkruhet se vendi ynë ka lulëzuar më tepër dekadën e fundit sa i përket imazhit të saj si një opsion udhëtimi. Sipas tyre gati katër milionë udhëtarë britanikë vizituan shtetet e Ballkanit vitin e kaluar, por një arratisje e shkëlqyer për qytetarët britanikë ka qenë edhe Shqipëria.

‘'E cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj si një opsion udhëtimi.

Do të vini re ndërtesat shumëkatëshe, sepse Shqipëria shkëlqen shumë.

Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Deti duket po aq fotozhenik edhe më poshtë në bregdet, në Sarandë. Megjithatë, duhet të shkoni në brendësi të vendit aty ku shpaloset një ëndërr piktoreske, me vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia. Qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati zbukurojnë peizazhin.’'- shkruan The Telegraph.

Horoskop