
“METAMORFOZA E ISLIT” Djali që ndryshon sa herë e përshtatet kudo, në çdo kohë
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Si çdo vit, nga data 20 deri në datën 25 gusht, mali i Tomorrit shndërrohet në shtëpinë e mijërave pelegrinëve bektashinj nga e gjithë Shqipëria, por edhe Diaspora. Sipas traditës, besimtarët e shumtë pasi mbërrijnë në pikën më të lartë të tij ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë dhe therin kurbanë. Një tjetër veçori tjetër e festës është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit). Më pas mishi i qengjit ''të sakrifikuar'' në emër të Abaz Aliut piqet në hell dhe ndahet ndërmjet pelegrinëve. Ritualet vazhdojnë me vizitën në teqenë e Kulmakut, ku besimtarë ndezin qirinj dhe luten.
Teqeja e Kulmakut është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 1908, nga besimtarë vendas. Ishte një dervishije me dy dhoma me mur guri poshtë Çukës së Tomorit ose Qafa e rrugës për Abaz Ali. Në pranverën e vitit 1914, andartët grekë bënë reprezalje në drejtim të objekteve të kultit bektashianë, duke djegur e shkatërruar dhjetëra teqe në jug. Këtyre reprezaljeve nuk u shpëtoi dot as dervishija, e cila u shkatërrua nga themelet.
E ringriti dhe e themeloi teqenë e re më poshtë dervishijes (1908) në Kulmak, dervish Iliazi në vitin 1916. Ndërtimi i saj i plotë me dy kate i ngjante një kështjelle. Teqeja u ndërtua në shërbim të tyrbes së Abaz Aliut, flamurtarit të Qerbelasë.
Nga: Santana Çomora Fotografia: Armand Habazaj Fashion Editor: Niko Komani Editor: Xhoia Dumi Design: Aldo Beshiri Redaktimi letrar: Etleva &Ccedi...
Nga: Doreada Mio Ato janë dy. Të pozicionuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të avionit. Njëra njofton ngritjen, tjet...
Diva e muzikës botërore Madonna ka zhvilluar edhe ndalesën e fundit të turneut të saj të shumëpritur “The Celebration...