I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Shqipëria gjithnjë është ‘piketuar’ nga mediat e huaja për bukuritë që ofrojnë natyra dhe plazhet e saj. Mijëra turistë zbarkuan këtë sezon nga jugu në veri për të shijuar vijën bregdetare, por jo vetëm.
Së fundmi ‘La Republica’ e ka cilësuar vendin tonë si Maldivet e Evropës duke bërë edhe dallimin mes rreshtash të çmimeve dhe kushteve të Italisë dhe Shqipërisë. Nëse në Itali një çadër dhe dy shezlongë kushtojnë 50 euro, në Shqipëri mund të gjenden akoma shezlongë me 10 ose 15 euro citon artikulli.
“Shqipëria tani quhet “Maldivet e Evropës”. Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento. Me një ndryshim: në Pulia një çadër dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, në bregdetin shqiptar mund t'i gjeni akoma 10-15 euro. Një belveder luksoz në Itali mund të kushtojë deri në 1099 euro, këtu një grup djemsh nga Foggia arritën të bëjnë pazare për 60. Qeveria shqiptare pret të mbyllë sezonin me mbi nëntë milionë turistë, tre më shumë se në vitin 2022, por tashmë është konfirmuar një rritje e vizitorëve prej më shumë se 33 për qind. Dhe ka shumë italianë që ikin nga çmimet e shtrenjta dhe shkojnë në Shqipëri”, thuhet në artikull.
Kjo është edhe arsyeja, shkruan ‘La Repubblica’ se përse italianët po braktisin Italinë, për të pushuar në Shqipëri.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...