Thesari i Asadit, nga pjatat e florinjta te çmimi i artë i FIFA-s/ Çfarë u zbulua në “Pallatin e Popullit”
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Nga Arianna Galati
Vera në Shqipëri u dynd nga turistët këtë sezon, por kënaqësia më e madhe për një vend është kur memorizohet nga vizitorët dhe fjalët e mira kalojnë kufijtë.
Dhe kjo ndodh shpesh në fakt, sepse nuk është hera e parë që territoret shqiptare ‘gëzojnë’ fjalët më të bukura në tabloidet më prestigjoze në botë.
Për median italiane “Marie Claire” në një artikull kushtuar Shqipërisë guideri Pipero Pasini shprehet se e ka vizituar këtë të fundit disa herë duke nënvizuar ndryshimet që ka pësuar ndër vite.
View this post on Instagram
“Në 2008 askush nuk mendonte për Shqipërinë, ishte e egër, ekzotike. Mungesë totale e infrastrukturës, nuk kishte rrugë. Sheshi kryesor i Tiranës ishte ende një hapësirë boshe ku makinat kalonin si në epokën socialiste dhe vetë ndërtesat ishin akoma ato të epokës socialiste. Ndërtesa më e lartë në atë kohë ishte “Hotel International”, që sot është një nga më të ulëtat. Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të pashmangshme sot, por jo për keq”- u shpreh ai.
“Në tre vendet shqiptare të UNESCO-s Berat, Gjirokastër dhe Butrint , situata është bërë dukshëm turistike, por me kufizime të vendosura nga vetë UNESCO: vendet janë ruajtur dhe shumë prej këtyre shtëpive janë rinovuar dhe shndërruar në biznese të respektuara akomodimi. Turizmi, sjellja e parave, ka stimuluar iniciativën e pamohueshme dhe të sinqertë të shqiptarëve, e cila megjithatë nuk merr parasysh pasojat. Aktualisht ka një zhvillim të turizmit në Shqipëri që mund ta krahasonim me Italinë e viteve '70.
View this post on Instagram
“Një gjë që duhet nënvizuar për shqiptarët është mikpritja e tyre”- vijoi Pasini teksa përmendi detajin themelor në suksesin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Kjo ishte vetëm një pjesë e rëndësishme e Shqipërisë, e tjetra nuk mund të mos ishte kulinaria.
View this post on Instagram
“Në Shqipëri hëngra patëllxhanët më të mirë në botë, i shoqërova me një gotë raki një nga prezantimet më të mira ‘a la carte’ në vend. Asnjë makaronë me kërpudha të freskëta apo bukë misri të bardhë nuk shijonte aq mirë sa në Tiranë”- vijoi ai.
View this post on Instagram
Nëse do të flasim për ushqimin dhe verën, sigurisht që këtu Shqipëria nuk mbetet mbrapa. Një nga arsyet pse italianët sipas Pasinit interesohen për verën shqiptare është kujdesi i prodhuesve për hardhinë vendase. Kuzhina nuk është ajo e zakonshme ballkanike, thjeshtë mish të pjekur në skarë, por e bollshme dhe me një shumëllojshmëri gjërash.
Dhoma e thesarit të Bashar al- Assad, në pallatin e tij, ndodhet në duart e rebelëve. Atje ata kanë zbuluar një foto me nën...
Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mun...
Të dhimbshme, "turpëruese", delikate, të paparashikueshme: hemorroidet janë një çrregullim i shpeshtë si tek meshkujt ash...