
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Ajo është një nga vajzat më të bukura të ekranit të vogël, me një ëmbëlsi dhe buzëqeshje rrëzëllitëse që të bëjnë për vete menjëherë. Zhaklina Gjolla, vajza e ëmbël nga Pogradeci, është një emër që premton shumë në botën e televizionit, por sot në Living do të përpiqemi ta njohim përtej tij.
Gazetarja bukuroshe ishte e ftuara jonë e radhës në rubrikën “Në çantën time”, prej nga ku zbuloi edhe disa sekrete gocash. E keni parasysh shprehjen “Në çantën e një gruaje mund të fusësh gjithë botën”? Zhaklina na zbuloi se hapësira për të nuk është problem pasi në çantën e saj të vogël gjen gjithçka, sidomos kur bëhet fjalë për make up-in si: një pasqyrë-krehër, një zbutës buzësh, blush, një parfum i vogël që të zbukuron ditën dhe buzëkuqi i kuq që sipas saj të shpëton gjithmonë. Ajo tregoi se nuk del kurrë nga shtëpia pa korrektorin e syve pasi vuan nga rrathët e zinj të syve.
Telefoni është bërë jetik ditët e sotme dhe Zhaklina nuk e mban kurrë jashtë çantës së saj. I duhet të marrë gjithmonë shënime dhe të organizojë ditën ndaj duhet një stilolaps me vete, apo jo? Për më shumë shihni videon e mëposhme.
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...