6 ngjyrat që do e bëjnë banjën e shtëpisë tuaj të duket më e madhe dhe e ndriçuar
Jo të gjitha banjot kanë fatin të kenë një dritare nga ku hyn drita natyrale. Megjithatë, mungesa e saj nuk do të thotë...

Ekziston një thënie që thotë: "Jo gjithçka që shkëlqen është prej floriri”. Dhe fatkeqësisht është mjaft e vërtetë pasi shpesh ngatërrohemi nga ngjyrat magjepsëse, të shndritshme dhe të pastra të bizhuterive dhe i ngatërrojmë ato ose i marrim për stoli të shtrenjta, ne gurë origjinalë të kushtueshëm.
Por ne kemi mësuar disa metoda të thjeshta që mund t'ju ndihmojnë të dalloni nëse një gur të vërtetë nga një material të rreme, sidomos nëse keni në plan të blini pa patur një ekspert që t’ju ndihmojë me zgjedhjen.
1.Një rubin i vërtetë ka një skuqje “të gjallë” si dritat stopuese.

Rubinët e vërtetë kanë një skuqje të theksuar si dritat e kuqe të makinave apo ato të semaforëve që të ndalojnë. Nëse guri ka nuanca portokalli ose tone të tjera të së kuqes, nuk ka gjasa të jetë rubin.
2.Gurët e vërtetë të çmuar kanë papastërti dhe çarje të vogla.

Shumë pak gurë të çmuar të vërtetë janë të përsosur. Nëse shikoni nga afër me lupë, mund të shihni çarje të vogla dhe papastërti që nuk mund të gjenden në një gur të rremë.
3. Ju mund ta dalloni nëse një metal është prej ari nga tingulli që lëshon.

Çdo metal lëshon dridhje unike kur përplaset me metale të tjera. Për t'u siguruar që keni një bizhuteri ari të vërtetë, krahasoni tingullin e tij me atë që mund ta shikoni në Youtube.
4. Gurët e vërtetë të çmuar e ndryshojnë ngjyrën e tyre nën ndriçime të ndryshme.

Disa gurë të çmuar mund të ndryshojnë ngjyrën e tyre në varësi të ngjyrës dhe temperaturës së burimit të dritës. Aleksandriti i vërtetë zakonisht duket i gjelbër në dritën e diellit dhe i kuq nën dritën artificiale. Një gur tourmaline është rozë, por nën një dritë artificial shfaq nuance kafeje.
Por nëse një safir ndryshon ngjyrën e tij nga blu në vjollcë nën efektin e dritave të ndryshme, atëherë ndoshta s’është i vërtetë. Kameleonët e korundit (safirët që ndryshojnë ngjyrën) janë shumë të rrallë dhe normalisht tejet të çmuar.
5. Një diamant i vërtetë nuk mund të gërvishtet.

Diamanti është minerali më i vështirë i njohur për njerëzimin. Prandaj, nuk mund të dëmtohet nga asgjë përveç një diamanti tjetër. Merrni rrezikun e fërkimit të një diamanti me letër zmerili: nëse është diamant i vërtetë, nuk do të ketë asnjë gjurmë më pas.

6.Diamantet kanë një efekt optik mjaft interesant.
Një diamant i vërtetë e thyen dritën shumë mirë. Nëse e vendosni gurin me anën e sheshtë poshtë në një pikë të vizatuar në një copë letre dhe e shikoni nga skaji me majë i gurit, nuk do të shihni asgjë.
7. Një safir i vërtetë nuk ka flluska brenda.

Safirët e krijuar në laborator janë bërë prej qelqi që i nënshtrohet një procesi të ngjashëm me atë që formon gurë të çmuar të vërtetë. Dhe meqenëse ato janë prej xhami, flluska të vogla ajri mbeten në to pas formimit - gurët e vërtetë nuk i kanë ato.
8.Gurët e vërtetë të çmuar janë të ftohtë.

Gurët e vërtetë të çmuar kanë përçueshmëri të ulët termike. Mund të dalloni xhamin nga kuarci ose topazin kafe nga citrina e lirë, nëse e prekni me buzë dhe e ndjeni se është ftohtë.
9. Ari i rremë nuk do ta kalojë testin e grimit.

Një mënyrë tjetër për të identifikuar arin e vërtetë është ta fërkoni atë në lëkurën tuaj ku keni aplikuar fondatinën. Nëse lë një shenjë të zezë pas, atëherë ari është i pastër.
10. Kontrolloni shpimin e vrimave tek gurët perla.

Nëse keni një gjerdan me perla, vrimat e shpimit nëpër të cilat kalon filli do t'ju ndihmojnë të kontrolloni vërtetësinë e gurëve. Në variantet false të tyre mund të shihni një shtresë të copëtuar rreth vrimave të shpimit që do të zhveshin gurin me kalimin e kohës.
Jo të gjitha banjot kanë fatin të kenë një dritare nga ku hyn drita natyrale. Megjithatë, mungesa e saj nuk do të thotë...
A keni takuar ndonjëherë një person me aftësinë e rrallë për t'u përshtatur kudo që shkon? Nuk ka rëndës...
Rrobat e sapolara që mbajnë një aromë të freskët dhe të këndshme janë një nga kënaqësitë e vog...