Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

Pastrimi i lëkurës është thelbësor për shëndetin e saj dhe nuk ka mënyra të tjera për ta bërë të duket e shëndetshme dhe e pastër. Ato që kanë provuar ta bëjnë këtë procedurë te estetistet, e dinë që, përveç se nuk do të përdorin të njëjtat kremëra, mund ta bëjnë edhe në shtëpi duke përshtatur produktet e qendrave estetike me ato natyrale. Nëse iu përmbaheni këtyre hapave, do të keni me siguri fytyrë më të bukur…
1. Së pari, lani gjithnjë duart duke u kujdesur që të keni thonjë të pastër.
2. Pastroni grimin e ditës duke u siguruar që nuk ka ngelur fare fondotintë. Bëjeni këtë me një pambuk me qumësht pastrues duke e kaluar edhe në pjesën e qafës dhe dekoltesë.

3. Bëni një banjë me avull për fytyrën në mënyrë që të hapen poret.
4. Tani është momenti të aplikoni një scrub. Mund të përzieni pak sheqer me mjaltë dhe të mazashoni fytyrën.
5. Vendosni një maskë sipas nevojave të llojit të lëkurës. Nëse fytyra ka nevojë të hidratohet, përzieni gjysmë banana me pak kos dhe vaj ulliri dhe lëreni për 15 të bëjë efektet e duhura në lëkurë.

6. Pastrojeni fytyrën me tonik dhe vendosni një nga vajrat që përdorni për lëkurën ose kremin e zakonshëm hidratues.
Përsëriteni këtë ritual të paktën një herë në muaj.
Living
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...