Familja / 15 January 2014, 11:26

Aftësia e kafshëve për tu adoptuar

Ja cilat janë disa nga përshtatjet e kafshëve:

-Kamuflazhi. Aftësia për tu përzier dhe bërë një me elementët në natyrë vjen në momentet kur shmangen kafshët që i sulmojnë. Këtë e bëjnë sidomos kafshët që nuk kanë shumë arsenal në vetmbrojtje dhe shumë shpejt mund të bëhen viktima. Disa specie, si brektkosat, kamaleontët dhe një specie e peshkut mund të ndyshojnë pamjen dhe të bëhen pjesë e ambjentit rrethues. Disa e transformojnë veten si diçka të mërzitshme, si një thupër shumë e hollë që ecën. Zebrat janë të tjera kafshë të cilat përdorin kamuflazhin që të shpëtojnë nga kafshët gjuetare, zakonisht nga luanët. Ato ndonjëherë duken si një masë me vija bardhë e zi, sesa si një specie e shijshme për tu ngrënë.

-Gjumi dimëror. Të çohesh nga krevati në ditët e ftohta të dimrit është e pakëndshme sidomos kur jemi sëmurë dhe ideja e gjumit dimëror na duket një zgjidhje e bukur. Mbi të gjitha është një metodë shumë e mirë mbijetese e kushteve të ashpra dhe për më tepër kur ushqimi është i pakët. Shumë kafshë kalojnë nëpër gjumin letargjik të tillë si: arinjtë, lakuriqët e natës, iriqi etj. Disa kafshë si arinjtë e zi të Amerikës zgjohen shumë lehtë nga gjumi letargjik, por ka gjitarë të vegjël të cilët kalojnë në një gjendje të thellë të gjumit letargjik dhe është shumë e vështirë që ti zgjosh ato gjatë kësaj gjendje.