News / 12 Nëntor 2018, 11:05

Anila Basha e pranon hapur «Kam shkuar tek hoxha për të gjetur burrë, ja ç'më gjeti»

anilbasha

Anila Basha është vazhdimisht e pranishme në panele televizive sa herë që flitet për politikën apo aktualitetin, megjithatë për jetën e saj private dihen shumë pak gjëra. I vetmi medium ku mund të zbulosh anën tjetër të Anilës është Instagrami, ku gazetarja e njohur ndan vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj e përditshme, fundjavat me prindërit, marrëdhënien me mbesat dhe nipërit, por edhe hobin e saj më të ri: aktivitetin fizik në natyrë. Ditën e shtunë ajo ishte e ftuar në studion e Ermal Mamaqit, ku tregoi disa të pathëna nga jeta e saj që shkaktuan eufori dhe të qeshura tek publiku. Ndryshe nga herë të tjera ajo tregoi se ishte beqare, madje para disa kohësh kishte shkuar edhe tek një hoxhë për të gjetur “fatin”.

nilkas

‘’Para disa kohësh, një gjyshe më tregoi për një hoxhë në Dajt, të cilin e mbanin si shumë të forta. Nuk kisha provuar ndonjëherë nga këto gjëra, kështu që u dhe mendova se kishte ardhur momenti i duhur. Nuk doja të shkoja paradite se mos kishte shumë njerëz dhe më njihnin. Dhe e lamë të shkonim në orën 3 pasdite. Shkuam direkt në Dajt dhe kur shoh, kishte akoma njerëz, njëri kishte lopën, tjetri dhinë dhe unë isha e 10-ta në radhë. Unë prisja burrin në radhë. Hyra brenda dhe ajo nëna i tha hoxhës se dikush më kishte bllokuar fatin.

‘’Afrohu pak,’’ - më tha hoxha. Vajta u ula përballë hoxhës dhe më tha: '' Të kanë bërë magji. Mori një fletë, e ndau në shtatë copa dhe më tha: Këto letrat çdo natë në orën 12 do t’i djegësh një nga një në ballkon duke parë hënën dhe hirin do ta hedhësh në një rrënjë trëndafili. I mora letrat dhe nisa çdo natë unë: O Zot ma zhblloko fatin. Kur isha në “Opinion” i thashë Fevziut mbaro shpejt se kam për të djeg letrën. Por ditën e premte më marrin në telefon shoqëria që të shkonim në disko, por unë kisha hallin e letrës. Vajta në disko dhe në 23:30 dola jashtë të digjja letrën dhe i kërkova banakierit më jep një pjatë. Sa mora pjatën dola jashtë dhe pas meje radha 20 veta, ishin duke më ardh nga pas. Ikni ju thashë se do djeg letrën se kam hall burrin. Si përfundim nuk u bë ajo gjë. M’u prish magjia ditën e pestë. ''-përfundoi ajo. Goxha aventurë, apo jo?!