Një mbrëmje magjike italiane në Marina Orikum
Mbrëmjen e 5 qershorit, Marina Orikum u shndërrua në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës, muzik&...

Pavarësisht se është një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, pak gjëra dimë për jetën private dhe të shkuarën e Blendi Fevziut. Moderatori, i cili prej më shumë se 20 vitesh drejton emisionin e suksesshëm “Opinion” , mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij familjare, edhe pse për të është folur e vazhdon të flitet gjatë.
Ishte viti 2011, ku në shumë prej medieve më të rëndësishme në vend filloi të përflitej për familjen e tij dhe mbi mundësinë që Fevziu të ishte fëmijë i birësuar. Fillimisht moderatori i njohur zgjodhi të mos prononcohej rreth kësaj çështjeje, por kur vala e thashethemeve u bë më e furishme pranoi publikisht se nuk kishte asgjë të vërtetë. Dhe pasi pamë foton e fundit që ka publikuar në Instagram, nuk kemi as edhe më të voglin ndryshim që s'ka asgjë të vërtetë në gjithë këto zëra.

“Fatime dhe Abdyl Ypi në foto te marsit 1918 në”, ka shkruar Blendi në postimin e para disa orëve. Personazhet në foto janë stërgjyshërit e Fevziut dhe çfarë kanë vënë re komentuesit ka qenë një fakt interesant, që vështirë të mos e pranosh: Blendi është kopje e stërgjyshes së tij.
Mbrëmjen e 5 qershorit, Marina Orikum u shndërrua në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës, muzik&...
Dashi Dashuria dhe romanca kanë gjasa të jenë fokusi juaj kryesor sot. Nëse jeni aktualisht të përfshirë në nj&...
Gjatësia nuk është vetëm një tipar fizik, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si na perceptojnë të tje...