Mirëqenie / 22 Nëntor 2013, 16:08

Aspirina: më mirë të pihet para gjumit sesa në mëngjes.

Personat që pinë aspirinë çdo ditë për parandalimin e sëmundjeve kardio-vaskulare është ë mirë ta pinë në mbrëmje para se të shtrihen.

Sipas një grupi shkencëtarësh holandezë, aspirina është më e efektshme në mbrëmje sesa në mëngjes.

Shumë pacientë pinë çdo ditë aspirinë për uljen e rrezikut të problemeve kardiovaskulare apo rigoditjes nga iktusi cerebral. Në fakt, edhe nëse merret me dozë të vogël, ky medikament analgjezik (kundër dhimbjeve) hollon gjakun, duke shmangur kësisoj koagulimin e gjakut. Shumë pacientë e përdorin aspirinën në mëngjes apo në drekë, por disa shkencëtarë të Universitetit të Leiden-it, Holandë, zbuluan ditët e fundit se aspirina është më e efektshme në mbrëmje para gjumit sesa në mëngjes.

Për të studiuar lidhjen midis kronobiologjisë dhe aspirinës, ekipi i doktor Tobias Bonten testoi 290 pacientë, të cilëve u kërkoi të pinin një dozë të vogël aspirine çdo ditë në mëngjes për tre muaj, pastaj u kërkoi të pinin të njëjtën dozë në mbrëmje para gjumit po për tre muaj. Pas çdo tremujori, të gjithëve iu bënë analiza dhe kontrolle për të parë gjendjen e tensionit dhe trombociteve në gjak. Trombocitet janë qeliza të gjakut që bëjnë të mundur koagulimin e tij. Aspirina i pengon që të afrohen me njëri-tjetrin, duke reduktuar kështu mundësinë e formimit të koagulave, të cilat mund të shkaktojnë iktusin cerebral apo një krizë zemre.

Orari i pirjes së analgjezikut nuk kishte ndikuar aspak në gjendjen e tensionit, por kur aspirina pihet në darkë, ajo pengon bashkimin e trombociteve