Mirëqenie / 28 Mars 2018, 11:21

Astrologia Meri: Nga sot, të gjitha shenjat do të shohin ndryshe të shkuarën

merk

Këto ditë ku për shkak të Mërkurit të kundërt në Dash mendimet tona rrikthehen në të shkuarën kështu që duhet të përpiqemi të çlirohemi nga mendimet e zymta apo ndjenjat e sëmura.

Dashi mund të vetshpallet mjek i vetës sot nese nuk bashkohet me njerez qe e ndikojne negativisht nga e kaluara.
Demi do ketë një ndarje në një shoqëri jo shumë të mirë.
Binjakët do kenë një sqarim në një marrëdhënie personale që është shumë e ngatërruar.
Gaforrja duhet të pastroj rrugën nga kërkesat e mëdha në një çështje pune apo në një lidhje personale ku duket se po i prish vet gjërat.
Luani duhet të saktësoj më mirë qëllimet në lidhje më nje udhetim apo me dike që bashkepunon jashtë.
Virgjeresha do ketë lajme të mira në një çështje që e ka lodhur shumë shpirtërisht por qe i gjendet zgjidhja.
Peshorja do ketë kujdes në çift apo në një marrëdhenie delikate me bashkëpuntore. Duhet të pranojë që një situatë ka marrë fund.
Akrepi mund të rifilloj rikuperimin në një çeshtje shëndetesore apo të fillojë të ndjehet perseri aktiv.
Shigjetarit i rikthehen propozime dhe njerëz nga e kaluara sidomos në planin personal, por që me sa duket duhet të shohi përpara.
Bricjapi do rregulloj një mundësi për të qenë më i qetë ne planet familjare apo ne rregullimin e marredheieve në familje.
Ujori gjen formulen për t’u çliruar nga dyshimet apo pasigurit në planet e tij dhe vazhdon me sukses.
Peshqit duhet të përpiqen të merren me veten pavaresisht atyre që kanë humbur si në planin material apo shpirtëror.