Kuzhina / 15 February 2019, 16:02

Bishtajoret mund të krijojnë probleme me shëndetin nëse nuk bëni "këtë gjë" para se t'i gatuani

Bishtajoret mund të krijojnë probleme me shëndetin nëse nuk

Familja e bishtajoreve ku përfshihen fasulet, bizelet, thjerzat, bathët, soja qiqrat etj plotësojnë thuasje 60% të nevojave të organizmit për minerale vitamina, fibra etj. Ekspertët rekomandojnë të konsumojmë deri në 3 gota bishtajore në javë për shkak të vlerave ushqyese që ato kanë përfshirë këtu fibrat, vitaminat e grupit kompleks B, mineralet e  ndryshme etj. Lexoni në këtë link të gjitha arsyet përse të paktën një herë në javë duhet të gatuani bishtajore.

Bishtajoret mund të krijojnë probleme me shëndetin nëse nuk

Megjithatë nutricionistët thonë që para se t’i gatuani apo konsumoni bishtajoret duhet të bëni diçka, në mënyrë që këto të fundit të mos shqetësojnë aparatin tuaj tretës.

Me sa duket, thjerrëzat e fasulet,  përmbajnë disa lëndë që mund të ngadalsojnë procesin e tretjes apo thithjes së vlerave ushqyese. Zgjidhja është t’i lini një natë më para në një tas me ujë të ftohtë në mënyrë që të neutralizoni këtë lëndë. Ndërsa fasulet ndonjëherë kërkojnë deri në 24 orë, thjerrëzat janë të vogla dhe u duhet dy deri në katër orë. Ajo që duhet të bëni më pas është të zbrazni ujin t’i shpëlani thjerrëzat apo fasulet e t’i gatuani.