Nga eliminimi i parë e deri tek Moza Ahmeti fituese, çfarë ndodhi në Finalen e Madhe të Ferma VIP3
Finalja e Madhe e Ferma Vip 3 ishte e mbushur plot surpriza, emocione dhe para. 5 finalistët Bujaka, Soni, Visi, Iliri dhe Moza përveçse...

Receta me pesë yje për biskotat që do të shoqërojnë çajin tuaj, duke i dhënë atij më shumë shije, nga redaktorja jonë e kuzhinës, Linda Fishta.
Përbërësit: 250g miell ● 125g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 125g sheqer ● 1 vezë ● lëkura 2 limonëve e grirë në rende
Për glasenë sipër: 1 e bardhë vezë ● 220g sheqer pluhur + 3 lugë kafeje lëng limoni ● fëstëkë pluhur për zbukurim
Përgatitja: Ndezim furrën në 180°.
1.Në robot përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të bëhen si krem, shtojmë vezën, miellin dhe lëkurat e limonëve duke i përzier pa ndaluar. Hapim brumin me petës, u japim biskotave formën që dëshirojmë dhe i vendosim te tava e furrës, e veshur më parë me letër furre. I pjekim për 10-12 minuta.
2.Lëmë biskotat të ftohen dhe ndërkohë përgatisim glasenë: rrahim me rrahësin elektrik të bardhën e vezës me sheqerin, derisa të bëhen si krem homogjen, shtojmë lëngun e limonit dhe e rrahim akoma. Rezultati duhet të jetë një krem jo si borë e ngrirë. Lyejmë biskotat me krem dhe i spërkasim sipër me fëstëkë pluhur ose fëstëkë në thërrime. Glaseja ngrin në ambient me kalimin e kohës, prandaj nëse nuk do ta përdorni në moment, ruajeni në një tas të mbuluar me letër plastike në kontakt direkt me të.
Finalja e Madhe e Ferma Vip 3 ishte e mbushur plot surpriza, emocione dhe para. 5 finalistët Bujaka, Soni, Visi, Iliri dhe Moza përveçse...
Për herë të parë në dy dekada, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një përbërës të...
Sonte merr fund rrugëtimi i plot 80 ditëve në Fermë për fermerët. Një mbrëmje e gjatë që do të jet...