Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...

Nga Iva Tiço/Fotografia Armand Habazaj
Pse t’i blesh, kur mund t’i bësh vetë? Me forma, aroma e shije të ndryshme. Me një kuti të tillë nuk do të kaloni pa u vënë re dhe biskotat tuaja do të mbahen mend gjatë.
Në fillim këto biskota i pashë në faqen e Marta Stjuartit, në Instagram dhe m’u dukën të bukurat e dheut, por aty nuk kishte asnjë gjurmë të recetës. Gjithsesi i ruajta, derisa të më dilnin sërish përpara, e kësaj radhe te një blogere italiane ushqimesh, që kishte më shumë të dhëna, mes të cilave dhe emrin e tyre “ochi di bue”, sytë e buallit. Ajo kishte zgjedhur t’i bënte të rrumbullakëta (Marta i kishte prerë si lule), që dhe mund t’i ngjanin vërtet syrit të buallit a të kaut, që nuk e di fare se nga ndryshojnë nga njëri-tjetri (të mendosh që mua nuk më pëlqen fare as emërtimi i domates zemërkau). Ju bëjini si të doni, në daç sy kau, në daç lule pranverore, por nëse i mbushni me "Nutella" do t’i ktheni në variantin më të mirë festiv të këtyre ditëve.
PËRBËRËSIT: • 250 g miell • 80 g niseshte patateje • 160 g gjalpë • pak kripë • 1 vezë e plotë dhe 1 e verdhë veze • pak "Nutella" për mbushje.
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 170 gradë. Përziejmë në një tas miellin dhe niseshtenë, shtojmë sheqerin, kripën dhe vezët. Pasi të formojmë brumin, e mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer së paku gjysmë ore. Hapim një petë rreth 3 milimetra të trashë dhe e presim në forma rrathësh ose më bukur akoma, lulesh. Kur t’i shtrojmë në tavë, gjysmave të tyre u hapim nga një gropë në qendër dhe i pjekim për rreth 15 minuta. Pasi të ftohen, i ngjitim dy e nga dy me "Nutella" dhe i pudrosim me pak sheqer pluhur.
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...
Deodorantët janë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz, sidomos gjatë muajve të nxehtë të ver...
Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, duke u cil&eu...