Kuzhina / 23 Dhjetor 2016, 11:21

Brinjë qingji me fëstëk

qengjigji

Nga Living, Fotografia Armand Habazaj

Mishi është i preferuari i tryezës së festës! Për ta shijuar më tepër, sugjerojmë që ta gatuani në mënyrën e duhur. Sot, qingji ynë është pjekur me fëstëk dhe të bardha veze! Shija është e pakrahasueshme!

Përbërësit:
Brinjë qingji 300 gr
Stika të grira 300 gr
Të verdha veze 2
Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:
Marrim bërxollën e qingjit, e skuqim në tigan sa të marrë ngjyrën e kuqërremtë, e lëmë të ftohet. Ndërkohë rrahim dy vezë me dy lugë miell marrim një penel dhe lyejmë bërxollën. Pasi ta kemi lyer mirë e kalojmë tek stikat e shtypura dhe e pjekim në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë për 20 minuta.