Kuzhina / 21 Shtator 2016, 09:17

Byrek me kungull të verdhë

byryry

Askush nuk i thotë jo byrekut! Sipas stinës, mbushja e tij është e ndryshme. Tani që po përfundojnë domatet (që i bënit me qepë) provoni recetën me kungull!

Nga Living, Fotografia Armand Habazaj

PËR 4-6 PERSONA
1 pako peta të gatshme, 500g kungull i verdhë, 300ml qumësht, 3 vezë, 50g gjalpë, kripë, piper i zi.

Përgatitja:
Grijmë kungullin në rende dhe e ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë. Pasi ka zierë, e kullojmë dhe e përziejmë me vezët, qumështin dhe gjysmën e sasisë së gjalpit. Në një tavë drejtkëndore shtrojmë një letër furre pastaj fi llojmë të shtrojmë petët nga tre duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Në çdo tre petë hedhim nga masa e kungullit dhe kështu vazhdojmë deri në fund. Petët e fundit i spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë me 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.