Familja / 30 Tetor 2019, 14:56

Diarreja tek foshnjat; 6 mënyra natyrale për ta trajtuar

Diarreja tek foshnjat; 6 mënyra natyrale për ta trajtuar

Diarreja tek foshnjat është një simptomë që sjell shqetësime edhe tek prindërit Edhe pse bëhet fjalë për një nga shqetësimet gastrointestinale më të shpeshta gjatë viteve të para të jetës, ajo shkakton gjithmonë një farë alarmi.

Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh për shkak të një intoksikimi ushqimor. Mgjithatë, mund të shkaktohet edhe nga një sëmundje e aparatit tretës apo një infeksion bakterial apo parazitar.

Përveç diarresë, fëmijët mund të kenë edhe dhimbje barku, pak temperaturë dhe simtpoma të tjera të lidhura me dehdiratimin.

Edhe pse këto shqetësime reduktohen me kalimin e orëve, gjithmonë duhet të ndërhyjmë përmes disa metodave natyrale për t’i qetësuar këto simptoma.

1. Çaj kamomili

Diarreja tek foshnjat; 6 mënyra natyrale për ta trajtuar

Lulet e kamomilit kanë veti të mira tretëse dhe antimikrobiale që mund të ndihmojnë në rastet e diarresë. Përbërësit e tyre riparojnë mukozën e zorrëve dhe reduktojnë inflamacionin.

Përbërësit:

Një lugë e vogël me lule të thata kamomili

250 ml ujë

Përgatitja:

Zieni ujin dhe më pas shtoni kamomilin

Mbulojeni enën me kapak, lëreni të pushojë për 10 minuta dhe më pas kullojeni

Përdorimi:

Jepjani fëmijës ta pijë dy herë në ditë, në varësi të gjendjes.

 

2. Ujë orizi

Uji i orizit është i pasur me nutrientë që ndalojnë diarrenë dhe në të njëtën kohë reduktojnë pasojat e saj në organizëm. Është një ilaç delikat për stomakun, ideal për fëmijët

Përbërësit:

3 lugë gjelle orizi

250 ml ujë

Përdorimi:

Ndajeni lëngun e zier të orizit në dy porcione. Njërin jepjani fëmijës në mëngjes e tjetrin pasdite.

 

3. Çaj finoku

Diarreja tek foshnjat; 6 mënyra natyrale për ta trajtuar

Vetitë tretëse të finokut janë të shkëlqyera për të ndaluar diarrenë tek të vegjëlit.  Nuk është i rëndë dhe ofron disa minerale që trupi i humb gjatë diarresë.

Përbërësit:

1 lugë gjelle finok

1 filxhan ujë

Përgatitja:

Vendosini gjethet e finokut në ujin e vluar.

Mbulojini dhe lërini të pushojnë për10 minuta, më pas kullojini.

Përdorimi:

Jepjani këtë çaj fëmijës dy herë në ditë

 

4. Pije me mollë

Diarreja tek foshnjat; 6 mënyra natyrale për ta trajtuar

Falë përmbajtjes së saj të acideve organike, kjo pije përmirëson mukozën e irrituar të stomakut. Nutrientët e saj  luftojnë dehidratimin dhe e ndihmojnë foshnjën të ndihet më mirë.

Përbërësit:

2 mollë

500 ml ujë

Përgatitja:

Lani, qëroni dhe prisni mollët në kubikë.

Vendosini në një tenxhere të madhe dhe shtoni ujin.

Ziejini për 10 minuta në zjarr të ulët

Përdorimi:

Ndajeni pijen në 4-5 porcione dhe jeuani fëmijës gjatë gjithë ditës.

 

5. Pure me karota dhe mjaltë

Pureja me karota dhe mjaltë është një ilaç i shkëlqyer për të frenuar diarrenë dhe irritimin e stomakut. Është perfekte për fëmijët sepse ka shije të këndshme dhe ata e pëlqejnë.

Përbërësit:

2 karota mesatare

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Zjeni karotat derisa të zbuten mirë.

Shtypini me pirun dhe shtoni mjaltin.

Përdorimi:

Ndajeni purenë në tre porcione: një në mëngjes, një pasdite dhe të fundit para gjumit.

 

6. Ujë i vakët me limon, kripë e sodë buke

Diarreja tek foshnjat; 6 mënyra natyrale për ta trajtuar

Kombinimi i këtyre përbërësve ka një objektiv: rregullimin e niveleve të elektroliteve të shkaktuar nga dehidrati si pasojë e diarresë.

Përbërësit:

Lëngu i një limoni

500 ml ujë

Gjysmë luge kafeje kripë

Gjysmë luge kafeje sodë buke

1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun e limonit dhe shtojeni në ujë.

Shtoni kripën, sodën dhe sheqerin, më pas përziejini mirë.

Përdorimi:

Jepni gjysmë filxhani fëmijës pas diarresë.

Më pas ndajeni pjesën e mbetur në dy ose tre porcione.

Jepjani fëmijës derisa të shihni përmirësim.