"Teoria e të brendshmeve të gjyshes", që e mbajti çiftin lumturisht të martuar prej dekadash
Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjetet sociale. Në qendër të saj është ajo që autori e quan &ldqu...

Pak ditë më parë u përfol se moderatorja e njohur Arbana Osmani është duke kaluar një krizë në martesën e saj, pas plot 16 vitesh. Sipas disa mediave, ajo dhe bashkëshorti i saj me profesion financier, Ardit Kero, janë në prag të divorcit. Kujtojmë këtu se, Arbana dhe bashkëshorti i saj kanë një lidhje të gjatë dhe së bashku kanë edhe një djalë, i cili quhet Jon.

Portalet më të njohura kanë shkruar se moderatorja tashmë nuk jeton më në njëjtën shtëpi me partnerin, duke nisur jetë të re së bashku me djalin. Ndërkohë që, një fakt tjetër që dëshmon ndarjen e tyre është edhe se gjatë puntatave më të fundit, Arbana është shfaqur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” pa unazën e martesës në gishtin e dorës së majtë.
Vetë moderatorja deri më tani nuk ka asgjë reagim, duke konfirmuar në heshtje se martesa e saj për gati dy dekada është drejt fundit. Moderatorja shqiptare ka qenë gjithmonë e rezervuar në lidhje me partnerin e saj, madje edhe fotot që ka me të janë shumë të pakta. Po, a është kjo një ndarje e paqtë dhe me mirëkuptim, apo nga ato ndarjet e vështira me mllef?

Burime të afërta pranë çiftit kanë pohuar për “Panorama Plus” se natyrisht që kontradiktat mes çiftit kanë ekzistuar dhe natyrisht që nuk bën pjesë te ndarjet me mirëkuptim. Madje, partneri i saj, pas vendimit, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar paksa situatën e vështirë.


Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjetet sociale. Në qendër të saj është ajo që autori e quan &ldqu...
Një substancë natyrale që gjendet te rukola mund të ndihmojë organizmin të rregullojë më mirë metabolizmin, të...
Kur temperaturat jashtë arrijnë 35–40°C, shumë njerëz mbyllin grilat gjatë gjithë ditës duke menduar se kësht...