News / 4 Qershor 2018, 12:13

Dy javë pas dasmës, mbretëresha Elizabeth zbulon më më fund dhuratën marramendëse që i ka bërë Harryt dhe Meghan Markle

nonahaerri

Vetëm pak ditë më parë, në shtypin britanik dhe atë ndërkombëtar u publikua një lajm i cili zgjoi habinë e shumë njerëzve, çifti më i përfolur i momentit Harry dhe Meghan Markle, përkatësisht duka dhe dukesha e re e Sussex-it, vendosën të kthenin mbrapsht të gjitha dhuratat që kishin marrë me rastin e dasmës Me siguri të gjithë po pyesni, pse? Shumë e thjeshtë, protokolli mbretëror: mesa duket, anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet të pranojnë dhurata nga njerëz ose biznese që nuk i njohin

Por Mbretëresha sigurisht nuk hyn tek këto persona dhe nuk ka rregulla të tilla për të, kështu që gjyshja e Harry-t i ka bërë çiftit një dhuratë shumë të bukur dhe madhështore, një shtëpi gjigande. Sipas Harper’s Bazaar, ajo ua ka dhuruar të sapomartuarve shtëpinë York Cottage, një nga rezidencat e saj në Sandringham. Kjo pronë është rreth 8,000 hektarë, duke përfshirë një park publik prej 240 hektarësh dhe një kopsht 24 hektarësh, i cili është i lidhur me shtëpinë kryesore.
Përfaqësuesi mbretëror Duncan Larcombei tha për “Cosmopolitan” se Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar ka për zakon t’u japë prona familjarëve. Ajo i dhuroi Sunninghill Park Princit Andrew, Birkhall Princit Charles dhe Anmer Hall ua dhuroi Princit William dhe Kate Middleton. Kjo vilë deri tani është përdorur si strehim për mysafirët që vizitojnë Sandringham, për pushime dhe për stafin punonjës.

4574167777 3a8880c4c0 z